Diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 19 October 2018
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) të premten do të organizojë tryezën e diskutimit me temë “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu KosoveëSerbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet të përsëris”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të fokusohet në dialogun Kosovë-Serbi, diskursin e spektrit politik mbi nevojën për të arritur një konsensus të gjithëmbarshëm politik, si dhe mënyrën dhe parimet se si ky proces i brendshëm duhet të rrjedh. Theks të veçantë do të kenë analizimi i proceseve negociuese të së kaluarës, përfshirë këtu negociatat e Vjenës, si dhe procesin deri tek shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe mësimet e nxjerra nga këto procese.
Për më tepër, në këtë diskutim, pritet që panelistët të vënë në pah qëndrimet e tyre mbi idenë e shkëmbimit të territoreve dhe pikat që duhet të përfshihen në marrëveshjen finale me Serbinë.
Kjo tryezë organizohet në kuadër të serisë së debateve rreth fazës finale të dialogut Kosovë Serbi, me anë të së cilave Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka për qëllim që të vë në fokus çështjet kryesore që kanë ngjallur debat të madh publik. Në këtë mënyrë synohet që të shpalosen mundësitë dhe pasojat që kjo fazë e dialogut mund t’i ketë për konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.
Panelistë në këtë tryezë do të jenë: Fatmir Sejdiu – Ish President i Republikës së Kosovës në periudhën e shpalljes së Pavarësisë; Jakup Krasniqi – Ish Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në periudhën e shpalljes së Pavarësisë dhe Hajredin Kuçi – Ish Zëvendës Kryeministër i Republikës së Kosovës në periudhën e shpalljes se Pavarësisë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...