FSK-ja shkon edhe në veri
Autori: Sylejman Sylejmani
15:48 | 18 October 2018
Projektligjet të cilat u miratuan para pak kohe në Kuvendin e Kosovës, do t’ia mundësojnë Forcës së Sigurisë së Kosovës të shkojë edhe në veri.
Neni 4 pika 1 e projektligjit për FSK-në, thotë se “Forca e Sigurisë së Kosovës mbron integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interest e Republikës së Kosovës”, raporton Gazeta inFokus.
Se FSK do të shkojë edhe në veri, e ka konfirmuar për inFokus kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e saj, Haxhi Shala.
Shala ka thënë se Forca e Sigurisë do të shkojë në pjesën më të ndjeshme të vendit kurdo që ka nevojë.
“Në moment që ëshë aty në mbrojtje të territorit të Kosovës, normal që ajo e mbron territorin e Kosovës, territor i joni është edhe veriu. Për vërshime, zjarre, për gjithçka që e cenon sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të ftohet të shkojë dhe ti mbrojë qytetarët tanë”, ka theksuar Shala.
Megjithatë, kështu nuk mendon edhe eksperti i sigurisë, Naim Maloku.
Ai thotë se Forca e Sigurisë nuk mund të operojë në veri pa pasur një marrëveshje paraprake.
“Në tërë territorin e Kosovës që e kemi me kushtetutë FSK-ja mund të veprojë, me përjashtim të veriut. Në momentin që e bëjmë një marrëveshje me Serbinë, atëherë do të shtrihej FSK-ja në veri. Pa këtë marrëveshje FSK-ja nuk do të operojë në veri. Me ligj është territor i Kosovës, por krejt varet nga marrëveshja që presidenti Hashim Thaçi do ta bëjë me Aleksandër Vuçiqin”, thotë Maloku. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































