Lajme

Degradohet shefi i Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 18 October 2018

Drejtori i deritashëm i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, është degraduar nga pozita që ka mbajtur deri të mërkurën.

Prej shefit të një nga departamentet kryesore në Policinë e Kosovës, atë e kanë zhvendosur në udhëheqës të një drejtorie të vogël në një departament tjetër.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i zgjedhur javë më parë, që në deklarimet e para të tij kishte paralajmëruar ndryshimet, duke nisur nga Departamenti i Krimeve Ekonomike. Kësisoj, ai pati thënë se “përfoljeve” se kjo drejtori është e zhytur në krim e korrupsion do t’u përgjigjet me ndryshime.

-Advertisement-

Ndryshime në këtë drejtori kishte nisur pak ditë pasi kishte ardhur në pozitën e drejtorit duke i ndërruar drejtorët ose udhëheqësit e katër drejtorive në kuadër të Departamentit të Krimeve Ekonomike. E pati “amnistuar” vetëm shefin, Nazim Sahiti, deri ditën e mërkurë, kur edhe zyrtarisht Sahitit i është ndryshuar vendi i punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera