39 vjet më parë Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe Postuar
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 17 October 2018
39 vjet më parë, bamirësja e njohur me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.
Siç i referohet një artikull i posaçëm i “Radio Vatikanit”, mbi këtë çmim të madh të dorëzuar ndaj saj prej jurisë ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Suedisë, shqiptarja Gonxe Bojaxhi, u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat, veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin vetëm, sepse një pranim i tillë do t’u vlente shumë të varfërve të saj.
Ndonëse u shmangej intervistave, që e bezdisnin, më 17 tetor 1979, kur u ngjit në Tribunën e Oslos, duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel, të Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut iu desh të mbante një nga fjalimet më të rëndësishme.
Fjala e Nënë Terezës:
Duhet të them se pranoj të shkoj në ceremoni të ndryshme publike, vetëm sepse më krijohet mundësia t’u flas për Jezusin njerëzve, të cilët nuk dihet në se do të kishin ndonjë rast tjetër për të dëgjuar fjalën e Zotit. Një herë kam thënë edhe se e kam më të lehtë të mjekoj një të gërbulur, sesa të përgjigjem në një intervistë”, tha Nënë Tereza në fjalimin e saj.
Në Oslo ndodhi një mrekulli e vërtetë u lutën të gjithë, në një vend ku s’ishte dëgjuar kurrë ndonjë lutje. Ishim mbledhur në një sallë për dorëzimin e Çmimit e, sapo mu dha mundësia të flas, thashë: Me që jemi mbledhur të gjithë për të falënderuar Zotin e Çmimit Nobel për Paqen, mendoj se do të ishte vërtetë e bukur të luteshim për paqen.
E të gjithë së bashku nisëm lutjen e Shën Françeskut: Zot, më bëj lajmëtar të paqes sate, teksti i së cilës u qe shpërndarë të pranishmëve. Ishte diçka vërtetë tronditëse. Prekëse. E mrekullueshme: luteshin të gjithë, ndonëse siç dihet, numri i katolikëve në Norvegji është shumë i vogël.
Më pas fola për abortin e thashë: Po kremtojmë vitin ndërkombëtar të Fëmijës. Sot po ju flas për fëmijën, që nuk ka lindur akoma. Po ju flas në emër të fëmijës, që nuk e ka parë ende dritën e diellit. Të abortosh do të thotë ta dënosh fëmijën me vdekje: të mos duash që fëmija të jetojë, do të thotë ta vrasësh. Sot për sot, arma më e rrezikshme kundër paqes, është aborti. Shumëkush interesohet për fëmijët e Indisë e të Afrikës, ku vdesin me mijëra nga mungesa e ushqimit. Por në vende të tjera miliona fëmijë mbyten nga vetë prindërit e tyre. E në se një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?!.
Duke kaluar nëpër Romë, gjatë udhëtimit të kthimit, Ati i Shenjtë Papë më tha: Mos harro të flasësh si në Oslo, kudo që të shkosh!
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...