Votuesit të braktisur nga deputetët
Autori: Agnesa Çitaku 15:02 | 15 October 2018
Premtime nga më të ndryshmet ipen çdo fushate elektorale.
Edhe vizitat e politikanëve shpeshtohen gjithandej vendit. Madje ka prej tyre që nuk hezitojnë të futen shtëpi për shtëpi.
Por gjërat ndryshojnë në momentin që deputet marrin votat e zënë karriget në Kuvend.
Shumica e premtimeve mbesin vetëm fjalë.
Madje numri më i madh i qytetarëve nuk e kanë as idenë si të bien në kontakt me përfaqësuesit e tyre.
Kështu thuhet në një hulumtim të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, shkruan Gazeta inFokus. Në këtë hulumtim të realizuar në muajin shtator thuhet se më shumë se gjysma e qytetarëve nuk kanë njohuri për mënyrat e komunikimit me deputetë.
“Sipas rezultateve të nxjerra nga realizimi i një hulumtimi për matjen e opinionit publik në Kosovë që ka realizuar KDI gjatë muajit shtator del që më shumë se gjysma e qytetarëve gjegjësisht 58.9% e të anketuarve nuk kanë njohuri për mënyrat e komunikimit me deputetët.”, thuhet në hulumtim.
Ndërsa pjesa tjetër prej 41% e të anketuarve e din të paktën një metodë se si mund t’i kontaktojnë të zgjedhurit e tyre që i përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës.
Mbi 26% kanë deklaruar se mund të komunikojnë përmes rrjeteve sociale, 12.4% përmes telefonit, 11.4% përmes e-mailit, 5.3% përmes platformës Vota ime, 3.8% përmes platformave tjera ndërsa 1.7% janë përgjigjur me tjetër.
Sipas hulumtuesit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Murati, deputetët pas zgjedhjeve nuk janë të qasshëm për votuesit.
“Deputetët nuk janë shumë miqësor me votuesit e tyre pas marrjes së mandatit. Si duket, lidhja mes deputetëve dhe votuesve më së shumti theksohet gjatë fushatave parazgjedhore, kurse pas zgjedhjeve shumica dërmuese e deputetëve nuk janë shumë të qasshëm për votuesit e tyre. “, ka thënë ai për Gazetn Infokus.
Ndërsa sipas tij shqetësues është fakti që qytetarët as nuk dinë ku ti kontaktojnë deputetët e tyre.
“Lajmi i keq qëndron edhe në faktin se numri më i madh i qytetarëve kanë deklaruar që nuk dinë as ku ti kontaktojnë deputetët e tyre. Padyshim se kjo është një përgjegjësi e përbashkët e gjithë shoqërisë Kosovare, por sidomos e deputetëve, për t’u bërë të qasshëm për qytetarët.”, ka shtuar Murati
Murati gjithashtu ka treguar për disa platforma të KDI-së që synojnë rritjen e kontaktit qytetarë-deputetë.
“ Ne si KDI vazhdimisht kemi lansuar fushata për informim të publikut se si mund ti kontaktojnë deputetët. Po ashtu, KDI inkurajon deputetët të ndërmarrin nisma për të organizuar takime të rregullta me qytetarët, në mënyrë që të ruajnë lidhjen me ta dhe të përmbushin rolin e tyre përfaqësues”, ka përfunduar Murati.
E njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri ka thënë për Gazetën Infokus se deputetët në Kosovë ndjejnë obligim ndaj partisë e jo qytetarëve.
“Sistemi zgjedhor te ne është i përzier në kuptimin që ma shumë ka ndikim partia sesa qytetarët në zgjedhje të deputeteve sepse listat zgjedhore bëhen në parti dhe nuk kemi shumë zona zgjedhore. Deputeti ndjen obligim ndaj partisë e jo ndaj qytetarëve edhe ato pak zyra për komunikim me qytetarë janë bë sa për me u dok por kurrë nuk kanë raportuar se kanë zgjidhur një yshtje apo problem për të cilin qytetarët kanë adresuar”, ka thënë ai.
E këtë Tahiri e ka arsyetuar me frikën e mos futjes në listë nga partia zgjedhjet e ardhshme.
“Deputetët nuk ndjejnë obligim ndaj qytetarëve, ata ndjejnë obligim ndaj partisë dhe qytetarëve që janë anëtar të partisë. Sepse nëse deputeti sillet ndryshe atëherë atë më nuk e fusin në listë dhe vet nuk mund të kandidohet”, ka shtuar ai.
Sipas Tahirit partitë politike në vend në momentin e shpalljes së kandidaturës e kanë edhe listën e deputetëve fitues. Ai ka theksuar se në disa komuna janë përsëritur zgjedhjet vetëm pse në listë nuk kanë hyrë deputetët e përzgjedhur nga ta./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...