Eksperti britanik: Ideja për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ende në tavolinë
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 13 October 2018
Eksperti britanik, James Ker-Lindsay, i cili është edhe profesor në ‘London School’ për çështje ekonomike dhe politikë, ka thënë se ideja për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet në tavolinë, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, BE-ja i pranon dy gjëra të rëndësishme- se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet normalizuar dhe se sa më shpejtë që të ndodh kjo do të jetë më mirë për të dyja palët.
Ai gjithashtu ka vënë në pikëpyetje nëse të dy palët janë të afta për të arritur një marrëveshje.
“Gjithmonë kam besuar se një marrëveshje territoriale është zgjidhja më logjike për çështjen e Kosovës”, ka theksuar ai.
Siç ka potencuar ai, arritja e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një hap i madh për stabilitetin e rajonit.
“Në qoftë se situata është menaxhuar si duhet, kjo do të ndihmonte në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të hapte rrugë për integrim sa më të shpejtë për anëtarësim në BE, edhe për Prishtinën edhe për Beogradin”, ka potencuar Ker-Lindsay për mediumin serb .
Të tjera
-
Presidentja sllovene e përkrah Borut Pahorin që të marrë pozitën e të dërguarit të ardhshëm të BE-së për dialogun
Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhë...
-
Asistentja Parlamentare e PE-së: Nuk ka rrezik që Kosova të mos futet në agjencën e Komitetit të Ministrave
Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të...
-
Viva Fresh Store renditet si grupi i 5-të më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fr...
-
MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radio...
-
Zëdhënësi i LVV-së: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në in...
-
Mbi 30 të vde*kur nga përmbytjet në Brazil! Bilanci i dëmeve, katastrofik
Këto janë pamjet e përmbytjeve masive në Brazil, pasi një digë u shemb pas re...
-
Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të q...
-
Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit
Policia e Kosovës njofton se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin...
-
Certifikohen snajperistët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Baz...
-
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionuese ndaj Kosovës mund të largohen
Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat...
-
Kosova vazhdon lobimin për KiE, MPJD optimist pranim
Kosova po vazhdon të lobojë me intensitet të lartë për anëtarësimin e saj në ...
-
Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosov...