Lajme

Afrim Muqiqi blejti çamçakëz me 50 euro falso, dënohet 500 euro nga gjykata

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 05 October 2018

Afrim Muqiqi, që ka pranuar fajin se i ka vënë 50 euro të falsifikuara në qarkullim, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 500 euro gjobë.

Ndryshe, aktakuza ndaj Muqiqit, ishte ngritur pas dyshimeve të prokurorisë se i njëjti më 18 prill 2017, në pompën e benzinës “Al Petrol”, në Podujevë, me 50 euro të falsifikuara ka blerë një pako cigare dhe një çamçakëz, në vlerë prej tre eurosh dhe ka marrë 47 euro nga punëtori i kësaj pompe, në formë të kusurit.

Ndryshe, kryetari i trupi gjykues, Shashivar Hoti, pasi shpalli verdiktin e gjykatës, theksoi se nëse Muqiqi, nuk e paguan gjobën, dënimi do t’i zëvendësohet në dënim me burgim.

-Advertisement-

Po ashtu, u mor vendim që paratë e sekuestruara të konfiskohen.

Ndryshe, sipas aktakuzës Muqiqi, më 18 prill 2017, rreth orës 19:40, me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, në pompën e benzinës “Al Petrol”, në Podujevë dhe në dyqanin e kësaj kompanie të derivateve, me 50 euro të falsifikuara kishte blerë një pako cigare dhe një çamçakëz “Orbit”, në vlerë prej tre eurosh.

Tutje, në aktakuzë thuhet se pasi punëtori i dyqanit Avdyl Shabani, nuk kishte 47 euro për t’ia kthyer kusurin Muqiqit, kishte shkuar te kolegu i tij Albion Islami dhe pasi kishte kompletuar kusurin, ia kishte dhënë 47 euro, tani të akuzuarit.

Siç përshkruhet në aktakuzë, Islami, më pas e dyshon se ato 50 euro janë të falsifikuara dhe për këtë ka njoftuar Policinë, të cilët me anë të kamerave të sigurisë së dyqanit, kanë identifikuar se ai person është Avni Muqiqi.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy