Lajme

Telekom Serbia nuk është i mirëpritur në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 04 October 2018

Telekom Serbia nuk është i mirëpritur në Shqipëri, megjithëse ka bërë ofertën më të favorshme për blerjen e Telekom Albania, duke ofruar 60 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se drejtues të lartë të kompanisë serbe janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Transporteve e Telekomunikacionit në Shqipëri. Gjatë këtij takimi drejtuesve të Telekom Serbia u është bërë i ditur edhe qëndrimi i palës shqiptare se nuk janë të mirëpritur për t’u bërë pjesë e tregut të telefonisë mobile, edhe pse investimet serbe janë të rëndësishme për Shqipërinë.

e kompanisë Telekom Serbia në Shqipëri nuk është e mirëpritur. Edhe pse vendimi është midis kompanive, përfshirja e Telekom Serbia në tregun e telefonisë celulare mund të sjellë reagime që mund të ndikojnë negativisht edhe për vetë kompaninë. Ne jemi të gatshëm të presim investimet serbe në vend, por për këtë sektor preferojmë një investitor me një tjetër profil”, thekson burimi nga Ministria e Transporteve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera