Lajme

Serbët rrihen mes vete në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 02 October 2018

Të dielën është raportuar një rast i lëndimit trupor në fshatin Moqare e Epërme të Kamenicës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mes dy personave të komunitit serb, shkruan gazeta inFokus.

Një I dyshuar I komunitetit serb pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën po ashtu mashkull i komunitet serb.
“Fshati Moqare e Epërme, Kamenicë 30.09.2018 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb.”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Sipas të njëjtit raport I dyshuari është arsyetuar ndërsa lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“ Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera