Lajme

Dështon seanca kundër Milaim Zekës

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 02 October 2018

Seanca e parë kundër Milaim Zekës për manipulimet me viza ka dështuar qysh në start

Kjo pasi Gjykata nuk ka arritur ta dërgojë me kohë urdhëresën për sjelljen e Milaim Zekës.

Në seancë kanë qenë dy të akuzuarit e tjerë, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu.

-Advertisement-

Përfaqësues i Zekës në seancën fillestare ishte avokati i tij, Florent Latifaj.

Seanca e radhës është caktuar për datën 29 tetor.

Zeka aktualisht ndodhet në paraburgim pas kërcënimeve që i kishte bërë ndaj prokurorit të këtij rasti, Afrim Shefkiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera