LDK kundërshton që rruga në Fushë Kosovë të emërohet ‘Adem Demaçi’
Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 02 October 2018
LDK ka kundërshtuar që një rrugë në Fushë Kosovë të emërohet “Adem Demaçi”.
Në mbledhjen e Kuvendit komunal të gjithë asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë kundër këtij propozimi, shkruan gazeta inFokus.
Këtë e ka bërë të ditur Partia Demokratik e Kosovës përmes një komunikate për medie.
Në të thuhet se LDK nuk i promovon vlerat dhe historinë.
““Grupi parlamentari i PDK-së i Komunës së Fushë Kosovës, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, të mbajtur më 26.09.2018, ka prezantuar dhe arsyetuar kërkesën para asamblistëve. Për çudi, por jo befasi kërkesa nuk është përkrahur nga asamblistët e LDK dhe kryetari i saj, që as nuk dinë dhe as nuk duan të njohin dhe promovojnë vlerat dhe historinë tonë kombëtare.”, thuhet në komunikatë.
Më tej në komunikatën e PDK-së kërkohet që të bëhet diçka për njerëzit që i dhanë kontribut çështjes kombëtare.
“Dega e PDK-së në Fushë Kosovë i bën thirrje pushtetit komunal, që të paktën kësaj here të bëjë diçka për njerëzit që dhanë dhe kontribuuan për Çështjen Kombëtare. Që mos të lanë qytetin e Fushë Kosovës dhe qytetarët e saj pa heronjtë tanë Kombëtare. Komuna e Fushë Kosovës është e vetmja e cila ka mbetur mbrapa krahas komunave tjera me rrugë dhe sheshe pa emra të veprimtarëve që u flijuan për lirinë tonë”, thuhet përmes kumtesës për media të kësaj dege.
Ndryshe veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë më 26b korrik të këtij viti në moshën 82 vjeçare.
E dega e PDK-së në Fushë Kosovë me 11 shtator ka propozuar që rruga ‘Dardamia’ në Fushë Kosovë të emërohet ‘ Adem Demaçi’./inFokus

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































