Lajme

Merkel: T`i japim Ballkanit perspektivë evropiane

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 01 October 2018

Kancelarja gjermane, paralajmëroi për rreziqet që sjell braktisja e rendit ndërkombëtar të pasluftës në favor të proteksionizmit, duke shprehur kundërvënin e saj të hapur ndaj qëndrimit të administratës amerikane në këtë çështje.

Angela Merkel tha, të dielën, se ndërsa institucionet si Këshilli i Sigurimit i OKB-së kanë nevojë për reforma, shkatërrimi i tyre “pa krijuar diçka të re” do të ishte “shumë i rrezikshëm” dhe një kërcënim për “rendin tonë paqësor”.

Ajo i bëri komentet në një simpozium politik europian në bazilikën e Manastirit Ottobeuren.

-Advertisement-

Zonja Merkel tha se për të hequr qafe migracionin e paligjshëm dhe kontrabandistët apo trafikantët, “ne duhet t’u japim vendeve afrikane një perspektivë zhvillimi”.

“Jam thellësisht e bindur se kjo është e mundur,” tha ajo.

“Për hir të paqes, – tha zonja Merkel, – ne gjithashtu duhet t’u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë e anëtarësimit, edhe pse kjo është e ndërlikuar.”

“Kur ndonjëherë lexoj raportet e agjencive tona mbi çështjen e korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe unë shqetësohem,” tha kancelarja gjermane.

“Por kur mendon se çfarë lufte ka patur atje pak kohë më parë dhe sa e brishtë është situata, atëherë është në interesin tonë strategjik t’u japim këtyre vendeve një perspektivë evropiane, edhe pse përsëri kjo do të kërkojë një numër vitesh,” tha ajo.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy