Millosheva bëhet me shtëpi të shëndetit
Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 29 September 2018
Në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit sot u përurua Qendra e Mjekësisë Familjare, donacion nga Kuvajti në bashkëfinancim me Komunën e Obiliqit si dhe në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Qëndresa Kosovare”.
Përfaqësuesi i Komitetit për Evropë dhe Ballkan, Mahmood Sakar Al Najadi, falënderoi komunën për bashkëpunimin dhe tha se shpreson që do të bashkëpunojnë edhe në projekte të tjera.
Kurse kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, falënderoi donatorët për financimin e kësaj qendre dhe tha se në këtë qendër do të marrin ndihmë mjekësore rreth 10 mijë banorë të kësaj zone.
Ai po ashtu tha se shpreson që në të ardhmen në këtë zone të ndërtohen çerdhe për fëmijë dhe një shesh.
“Ne sot po e gëzojmë një qendër të re të mjekësisë familjare në të cilën do të arrijnë rreth 10 mijë qytetarë të kësaj zone të marrin ndihmën mjekësore. Është mirë shfrytëzuar kjo zonë komunale, duke filluar nga xhamia, e cila është ndërtuar në po të njëjtën parcelë, pastaj është ndërtuar fusha sportive, tani e falënderojmë për këtë objekt madhështor, shtëpinë e shëndetit. Shpresojmë që do ta ndërtojmë edhe një çerdhe në të ardhmen, po ashtu edhe një shesh”, ka thënë Gashi.
Kurse doktoresha Zarije Dulatahu, e cila punon në këtë qendër, tha se në objektin e vjetër nuk kishin kushte aq të përshtatshme për punë, ndërsa tregoi se tashmë në objektin e ri kanë më shumë hapësirë, kushte më të mira dhe është shtuar numri i shërbimeve mjekësore.
“Këtu do të jetë mjekësia familjare, do jetë intervenimi, ku do të punojnë dy motra, do të jetë hapja e kartelave që punojmë na që një kohë të gjatë dhe do të ketë shërbim të stomatologjisë, që ka punu edhe në ambulanten e vjetër, po tash do të shtohet edhe shërbimi i laboratorit”, ka thënë Dulatahu.
Në përurimin e kësaj qendre ishte paraparë të merrte pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, megjithatë ai nuk ishte prezent.
Të tjera
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...
-
Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident...
-
Ambasadori finlandez: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do bëhet realitet
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova ...
-
Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar regres alar...
-
Erdogan e quajti Netanyahun “Hitler”, Turqia ndalon tregtinë me Izraelin! Kryeministri Izraelit: Ai po mban në burg gazetarë e kryen gjenocid ndaj…
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së ...