Lajme

Përplasen dy vetura në Rahovec (Foto)

Autori: Egzon Morina 22:00 | 28 September 2018

Në orët e mbrëmjes së të premtes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Rahovec gjegjësisht në rrugën “Shkodrani”.

Një lexues i Gazeta inFokus ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen dy vetura të aksidentuara cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

-Advertisement-

Siç ka bërë të ditur lexuesi, përveç dëmtimeve materiale, nga ky aksident ka pasur edhe të lënduar por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes siç shihet në fotografit e siguruara nga Gazeta inFokus shihen të kenë dalë Policia e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera