Shëndetësi

Alergjitë e vjeshtës luftohen me këto 4 ushqime

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 27 September 2018

Është koha për të veshur pulovrat, por për shumë prej nesh largimi i të nxehtit shoqërohet me alergjitë e bezdisshme të vjeshtës. Por nëse ushqeheni me ushqimet e duhura, mund të vazhdoni të shijoni ajrin e pastër pa pasur frikë. Sipas nutricionistes Jennifer McDaniel ‘disa ushqime mund të mbajnë larg simptomat e alergjisë dhe të parandalojnë reaksionet alergjike para se të manifestohen.” Përfitoni nga këto sugjerime për të nisur një trajtim antialergjik pa hequr dorë nga shija.

Qepë të kuqe.Përballë një numri të madh alergenësh si polenet e ndryshme, sistemi imunitar çliron ihsitaminë, kmoponime inflamatore që shkaktojnë reaksione alergjike të tilla si kruajtjet dhe ënjtjet. Qepët e gjalla, sidomos ato të kuqe, janë të pasura me kuercetinë, një flavonoid (që gjendet tek perimet) që ndihmon për të frenuar këtë tip reaksioni. “Flavonoidet si kuerecetina e bllokojnë histaminën”, konfirmon Taz Bhatia, ekspert i mjekësisë së integruar. Kështu që mundohuni ta integroni qepën e gjallë në çdo sallatë.

Kungulli i verdhë

-Advertisement-

Në vjeshtë, një supë kungulli të verdha mund të jetë një burim i shkëlqyer i vitaminës A dhe i fibrave të cilat stimulojnë qelizat e sistemit imunitar. Këto qeliza rregullojnë reagimin e trupit tonë ndaj alergenëve.

Kos

Kosi është i pasur me probiotikë të cilët luftojnë disa simptoma alergjike si teshtitja. Ka gjithashtu disa probiotikë që janë veçanërisht të dobishëm në mbrojtjen e sistemit imunitar. Këto baktere të dobishme mund të parandalojnë toksina dhe bakteret e këqija të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe mbrojnë mukozën e stomakut; për pasojë sistemi imunitar ka më pak gjasa të hapë ‘rubinetët’ në prani të një alergjeni.

Hudhra

Hudhra përmban substanca që ndihmojnë në hollimin e mukozës dhe eliminimin e inflamacionit, duke larguar ndjesinë e bllokimit. Hudhra ka veti antihistamike dhe mund të pengojë lirimin e një enzime të lidhur me reaksione alergjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera