Ramadani: Transformimi i FSK-së në ushtri zgjat 10 vjet
Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 23 September 2018
Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se është larguar çdo dilemë nëse deputetët serbë do të përkrahin krijimin e ushtrisë së Kosovës. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës tashmë kanë nisur procedurat për transformimin e FSK-së, pavarësisht se kjo mund të përdoret si argument nga Serbia, se ushtria po bëhet pa pëlqimin e serbëve të Kosovës.
Ditë më parë një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë tregoi se largimet masive të pjesëtarëve serb të FSK-së, janë orkestruar nga elemente të inteligjencës ushtarake nga Beogradi dhe Vranja.
Ky konstatim është parë nga autori i raportit, Shpat Balaj si tendencë për rrëzimin e multietnicitetit.

“Rrjedhimisht, këto veprime kanë larguar çdo dilemë se Lista Serbe do t’i përkrahë ndonjëherë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së”, thotë Balaj.
“FSK-ja është e ndërtuar mbi parimin e shumë llojllojshmërisë dhe multietnicitetit, prandaj mos ndryshimi i Kushtetutës në këtë aspekt, nuk tregon se është duke u formuar një ushtri shqiptare. Bashkësia ndërkombëtare insiston që të ketë gjithë përfshirje në çdo proces në Kosovë. Por, bashkësia ndërkombëtare e ka edhe të qartë që Lista Serbe është e pa-mundshme me e votu transformimin e FSK-së”, ka thënë Shpat Balaj.
Në hulumtim thuhet se operacioni është ndihmuar nga krerët e shtetit serb.
Politologu Ramush Tahiri thotë se kjo tashmë dihet se shteti serb ka ndikim në jetën e serbëve të Kosovës.
“Në tendencat që të krijohet ushtria, ata kanë thanë (Vuçiq, Daçiq) pasi po donë me kriju, le ta krijojnë shqiptarët por pa serb. Dhe, kjo ka dhënë rezultate të konsiderueshme sa i përket politikës serbe. Dhe, tash janë larguar masovikisht dhe Kosova nuk po e plotëson atë kuotën e caktuar që e ka për komunitetin serb, komunitetet tjera janë të përfaqësuara por përfaqësimi serb ka mbet që thonë për tu dëshiruar por nuk është që është plotësuar kriteri” tha Tahiri.
Rrëzimi i multnietnicitetit i synuar nga Serbia sigurisht për tu përdorur si argument nga ana e saj, se ushtria po krijohet pa pëlqimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, nuk shihet si problem nga drejtuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i tha Radio Kosovës se transformimi i FSK-së do të nis tani dhe do të zgjasë 10 vjet, derisa, do të njihet nga të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën shtet.
“Ne kemi punuar në vazhdimësi me shtetet partnere dhe me organizatat partnere. Ushtria respektivisht FSK me mandat ushtarak e fillon trazicioni tash, do t’i merr 10 vjet proces të përmbylljes së këtij tranzicioni. Është e njohur ashtu sikurse është Kosova e njohur si shtet, pra prej të gjithëve që e njohin shtetin e Kosovës, pra do ta njohin edhe institucionet e saj, në këtë kuadër edhe ushtrinë e saj”, tha Ramadani.
Qeveria ditë më parë ka proceduar projektligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Kurse faktori ndërkombëtar ka vazhduar të përsërisë se do të përkrah këtë proces, vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese, ku kërkohen edhe 2/3 e votave të deputetëve të pakicave.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































