Lajme

Dy persona ikun nga burgu i Dubravës, e konfirmon drejtori

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 15 September 2018

Mëngjesin e sotëm dy persona kanë ikur nga Qendra Korrektuese në Dubravë.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi.

Ai ka treguar se inicialet e personave janë K.G (1989- 29 vjeç) dhe SH.N (1986 -32 vjeç), të cilët po vuanin dënimin për vjedhje.

-Advertisement-

“Mund të konfirmojë se kanë ikur dy persona nga burgu i Dubravës ndërsa për momentin detaje tjera nuk mund të jap”, ka thënë shkurt Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera