Lajme

Shqipëria synon ta unifikojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 15 September 2018

Lëvizjet e lidershipit të Prishtinës zyrtare për në Tiranë dhe anasjelltas, e që janë dinamizuar në këtë javë, për qëllim kanë unifikimin e faktorit politik të Kosovës, rreth çështjes së dialogut me Serbinë.

Megjithëkëtë, prova afrimi nuk janë parë ende, shkruan sot Koha Ditore.

Ditmir Bushati, që është ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, është pritur të premten nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Disa paraqitje publike janë zhvilluar gjatë ditës, por pyetje nga gazetarët nuk janë pranuar.

-Advertisement-

Megjithëkëtë, burime të gazetës kanë thënë se vizita është bërë në kuadër të përpjekjeve të lidershipit të Shqipërisë për ta unifikuar faktorin politik në Kosovë.

“Ofensiva e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë për t’i afruar dy polet politike që janë këtu, është shtyrë nga vetë autoritetet e Bashkimit Evropian. Është kërkesë e tyre që autoritetet me ndikim të ndihmojnë në arritjen e një konsensusi”, i ka thënë gazetës një burim në Qeverinë e Kosovës. “Pjesë e këtij angazhimi është edhe ministri Bushati”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera