Qemajl Mustafa do të rigjykohet për korrupsion
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 14 September 2018
Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka kthyer në rivendosje aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30.03.2018, me anë të tw cilit ishin refuzuar si të pa bazuara, kërkesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e Qemajl Mustafës dhe të tjerëve.
Me arsyen se ekzistojnë shkelje procedurale, Gjykata e Apelit e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, duke ia kthyer të njëjtës çështjen për rivendosje.
“Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe ankesave, vlerësoi se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë, duhet anuluar dhe kthyer në rivendosje, pasi i njëjti përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e të cilat si pasojë tërheqin edhe shkeljet e ligjit penal dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”, thuhet në komunikatën e Apelit.
Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon 39 të akuzuarit me veprat penale – krim i organizuar, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe keqpërdorim i autorizimit në ekonomi.
Bashkë me ish-kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa, po akuzohen edhe Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Qefsere Sadriu, Iljaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi,Merita Canaj-Shabanaj, Ibrahim Foniqi, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku dhe Nazim Jashari.
Për krim të organizuar lidhur me veprën e keqpërdorimit në ekonomi, të akuzuar në këtë rast janë edhe Basri Kqiku, Avdi Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skënder Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Burim Govori, Asllan Asllani, dhe Asllan Syla.
Aktakuza ndaj Mustafës dhe të tjerëve u ngrit në shtator të vitit të 2016.
Pjesë e kësaj aktakuze përpos zyrtarëve të Komunës së Gjilanit janë edhe disa biznesmenë.
Sipas aktakuzës, zyrtarët duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre, ose duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, ndërsa të pandehurit tjerë duke vepruar si pronarë apo përfaqësues të këtyre operatorëve ekonomikë, kanë ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për operatorin ekonomik tjetër, me rastin e ofertimit në aktivitete të prokurimit në Komunën e Gjilanit.
Gjithnjë sipas aktakuzës, ish kryetari Qemajl Mustafa ka koordinuar veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit, përcaktimit të fituesit të tenderit, gjithmonë duke u dakorduar paraprakisht me tani të pandehurit, më saktë pronarët apo përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë (bizneset) e cekura në aktakuzë.
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...