Të rinjtë shqiptarë po e braktisin Maqedoninë
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 11 September 2018
Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për cdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjve, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë.
Shumica shkojnë në Gjermani dhe vende tjera të Evropë për të siguruar një jetë më të mirë dhe me dinjitet.
Ky dukuri ka goditur shqiptarët, të cilët në numër më të madh janë të papunë dhe pa perspektivë, shkruan Tetova sot.
Për vite me radhë dora e shtetit nuk është dukur askund në vendbanimet shqiptare, ku shumica e tyre mbijeton prej remitencave dhe solidaritet të mërgimtarëve tanë që jetojnë në perëndim.
“Çfarë ka bërë bërë ky shtet për ne. Vetëm taksa, dënime e sanksione. Këto më detyruar të mbyll dyqanin dhe të bëjë një kontratë pune në Gjermani. Unë detyrova të ikë sepse ky shtet nuk po ofron asgjë. Për fat të keq edhe qeveria e re me slloganin për “Jetë në Maqedoni”, vazhdoi avazin e vjetër duke rritur taksat për të mbushur arkën e shtetit. Nuk mbushet arka nga njerëz që nuk kanë të ardhura as për familjet e tyre”, thotë mekaniku I.M, (38) për INA, cili këtyre ditëve ka bërë gati valizhet për një Gjermani.
Fatin e tillë e kanë përjetuar dhe shumë të rinjë shqiptar të cilët nuk ka më nga tia mbajnë.
Por ky fenomen është i pranishëm edhe tek pala maqedonase. Të rinjtë maqedonas po pajisen me pasaporta bullgare për ta braktisur vendin.
Por, pse po ikë gjitha ajo armatë e rinisë dhe çka e detyron atë që 17 vite nga përfundimi i luftës të marrë rrugën pa kthim drejt vendeve evroperëndimore, atje ku kemi një realitet të krizës së brendshme dhe pasigurisë së vetë qytetarëve të atyre vendeve.
Përgjigja është shumë lehtë dhe mjafton të kthehemi në retrospektivë dhe të kujtojmë vetëm ngjarjet e vitit 2017, i cili ishte një vit i mbrapshtë për Maqedoninë.
Storje që tronditën mbarë opinionin, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, politika dhe shumë sfera tjera që dëshmuan se shoqëria jonë po shkon drejtë degradimit dhe se ajo që quhet ‘njerëzillëk’, humanitet, shumë pak ka mbetur tek ne.
Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shtetit, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, anashkalimi i trurit dhe intelektualizmit, dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.
Kjo armatë që ka pushtuar institucionet dhe sferat e tjera shoqërore është një oktapod gllabërues që thellon humnerën e një keqqeverisje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe sidomos popullsisë së re, duke servuar varfërinë dhe pasigurinë totale.
Numri i të ikurve është shumë i madhë. Llogaritet që jashtë Maqedonisë jetojnë 516 mijë të qytetarë, që përbëjnë rreth 25 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë.
Këto janë të dhëna nga Organizat Ndërkombëtare për Migrim, numra këto të ngjashëm në proporcion me popullsinë me ato në Sirisë, ku po zhvillohet një luftë e përgjakshme.
Shteti përpos mungesë së një strategjie për parandalimin e këtij trendi, nuk ka asnjë statisktikë zyrtare për numrin e saktë të ikurve. Kjo sigurisht se do të ketë pasoja të mëdha për vendin, i cili në të ardhmen mund të ballafaqohet me mungesë të mjekëve, ekonomistëve, e zanatlinjve të kualifikuar.
Sipas të dhënave të një studimi të punuar nga fondacio ni Fridrih Ebert, 53 për qind e të rinjve duan ta braktisin vendin.
Opsionet janë të shumta. Disa ikin duke marrë një vizë pune, disa një pasaportë bullgare, disa aplikojnë për punë në Avganistan dhe rrugë tjera që shpiejnë në pa kthim për një vendlindje.
Derisa të rinjtë po ikin, këtu në këtë shtet ka filluar një fushatë zgjedhore, kur politikanët kanë filluar sërish gënjeshtrat dhe mashtrimet për një jetë më të mirë.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...