Lajme

Arifi: Për bashkimin me Kosovën vendosin fuqitë e mëdha jo unë e Hashimi

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 11 September 2018

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë për KALLXO.com ka deklaruar se liderët e Luginës së Preshevës e kanë për obligim ndaj qytetarëve të tyre që të analizojnë kërkesën për bashkëngjitje me Kosovës.

Madje Arifi ka shtuar se a pranohet, apo jo kërkesa e tyre, kjo nuk vendoset as nga ata e as nga presidenti i Kosovës, por vendoset nga fuqitë e mëdha.

“Liderët e Luginës së Preshevës e kanë obligim ndaj qytetarëve të vet, që në këtë moment të analizojnë kërkesën për bashkëngjitje. A pranohet, si pranohet, ato janë gjërat për të cilat as unë, as ti, as Hashimi, as kërkush nuk mundet me vendosë, këtu vendosin forcat e mëdha, fuqitë e mëdha”, ka deklaruar Arifi për KALLXO.com.

-Advertisement-

Më poshtë mund ta gjeni një pjesë nga intervista e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në lidhje me kërkesën Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën:

A nuk është temë tabu me u çu kryetari i komunës edhe me thënë: “Po du me ju bashku një shteti tjetër”. Më nuk është temë debati, është kërkesë.

Shqiprim Arifi: Jo, është kërkesë e cila është bërë  në vitin 1992…

Ju po e përsërisni.

Shqiprim Arifi: Jo, unë po e vazhdoj normal çka mendoj, traditën të cilët e kanë ndërtuar prindërit e mi dhe prindërit e të gjithë qytetarëve tonë në vitin 1992, thjeshtë me thanë jo, ajo nuk ka qenë asgjë edhe po e harrojmë. Normal që e vazhdojmë dhe ky momentum është për kërkesën tonë në vitit 1992. Pra, tani është momenti të bisedojmë rreth kësaj. Në qoftë se këtë moment thjeshtë e kalojmë dhe nuk bisedojmë për të, ky moment nuk vjen kurrë më.

– Ka ndonjë referendum tjetër në anën tjetër prej serbëve të cilët kanë kërkuar me ju bashku Serbisë në Kosovë. A mendoni se ka me u tentu me u shfrytëzu kjo si precedent, me u njoftë dy referendume?

Shqiprim Arifi: Me thanë të drejtën unë jam i asaj që çdo lëvizje të tilla të cilat mund të ndodhin mund të krijojnë edhe efekte anësore. Nuk do të thotë që edhe ata nesër nuk e bëjnë një referendum. Republika Srpska për të qenë pjesë  e Republikës së Serbisë. Mund të ndodhë gjithçka. Mirëpo, nuk jemi ne vendimmarrës. Liderët e Luginës së Preshevës e kanë obligim ndaj qytetarëve të vet, që në këtë moment të analizojnë kërkesën për bashkëngjitje. A pranohet, si pranohet, ato janë gjërat për të cilat as unë, as ti, as Hashimi, as kërkush nuk mundet me vendosë, këtu vendosin forcat e mëdha, fuqitë e mëdha.

Po deri më tani asgjë nuk është bërë pa thënë forcat e mëdha. Po thoni që pa thënë forcat e mëdha ju kanë thënë mos me qit në tavolinë këtë punë?

Shqiprim Arifi: Okej, edhe tash nuk bën me qit a? Çka është tash ideja? Ata po na thonë mos e qitni, na mos me qit a?

Nëse çdo gjë është  bërë në koordinim me ta.

Shqiprim Arifi: Okej, po e koordinojmë këtë punë tani. Hajde çka po bëjmë me këtë të vitit 1992 të Preshevës, çka po bëjmë, po e harrojmë, thjesht nuk po ekziston a? Ne duhet të bisedojmë rreth kësaj, dhe pastaj në qoftë se jepen argumente nga ana tjetër se nuk mund të  bëhet atëherë okej, krejt është në rregull, ne nuk kemi mekanizëm për ta shtyrë me zor me na realizu referendumin tonë. Në qoftë se mund të shihet një dritë në fund të tunelit edhe pse është e vogël, pse na mos me bo. Unë nuk jam tip i cili është mësuar me i tabuizu temat. Me këtë çfarë po dojnë thanë edhe partitë politike, unë e kam vërejtur edhe vetë Sali Berisha e ceku, çka po doni me thanë, mos me folë na për këtë punë a, me heshtë në drejtim të asaj që ne shqiptarët ëndërrojmë me qenë pjesë e Kosovës a? Qysh po mendoni? Ne nuk mundemi me heshtë, ne duhet me folë edhe në qoftë se aleatët tanë, edhe në qoftë se ndërkombëtarët na thonë nuk do të bëhet, unë vet jam lindur dhe jam rritur në Gjermani, unë jam në koordinim e sipër me shtetin gjerman dhe me ambasadën gjermane. Unë e di çfarë ka thënë Angela Merkel, unë e di për çfarë arsye e ka thanë, nuk e kam kuptuar vetëm me përkthim, mirëpo prapë e them, në rregull është qëndrimi yt, mirëpo hajde bisedojmë, nuk është kundër për me bisedu askush.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera