Menaxhmenti i Postës përkrah grevën e punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 10 September 2018
Bordi i Drejtorëve të Postës dhe menaxhmenti kanë dal me një komunikatë për media me anë së cilës e përkrahin grevën e punëtorëve e cila ka filluar sot.
Punëtorët e Postës kanë hyrë në grevë duke kërkuar pagat të cilat ende nuk i kanë marr.
Sipas komunikatës bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i ndërmarrjes kanë reaguar para disa muajve, që nëse nuk kryhet mbulimi i Shërbimit Universal Postar nga Qeveria, ndërmarrja do të përballet me probleme financiare dhe nuk do të mund të bëhet ekzekutimi i pagave për punonjësit, si e drejtë themelore e garantuar me ligj.
“Menaxhmenti me datën 6 shtator 2018 i ka dërguar shkresën e fundit në Qeveri, përmes së cilës ka njoftuar se i ka plotësuar të gjitha parakushtet ligjore përfshirë edhe konfirmimin nga ARKEP-i, që Shërbimi Universal Postar të mbulohet nga Qeveria dhe ka mbi një muaj që kjo çështje është në dorën e Qeverisë për ta kryer rimbursimin”, thuhet në komunikatë.
Siç thuhet në komunikatë deri më tani borxhi i pa paguar nga Qeveria e Kosovës për Shërbimin Universal Postar ka arritur vlerën rreth 5 milionë euro, dhe pikërisht mos pagesa e këtij borxhi e ka sjellë këtë situatë në të cilën ndodhen sot.
“Menaxhmenti i ndërmarrjes ka shpenzuar këto mjete nga të hyrat vetanake të ndërmarrjes për ta ofruar Shërbimin Universal Postar, sepse Ligji mbi Shërbimin Postar e obligon për ta kryer një shërbim të tillë, si dhe i njëjti ligj e obligon Qeverinë pastaj të rimbursojë Postën për humbjet e shkaktuara nga ky shërbim”, thuhet në komunikatë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































