Punëtorët e KEDS paralajmërojnë kaos energjetik
Autori: Gazeta inFokus
12:58 | 10 September 2018
Rreth 2 mijë e 200 punëtorë të KEDS-it, sa janë në tërë Kosovën, nesër pritet të futen në grevë njëditore, prej orës 8.30 deri 16.30, ndërsa protesta po në këtë ditë, do të mbahet prej orës 13.00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Punëtorët e KEDS-it kanë kërkesa për ngritjen e pagave nga 150 euro në pagën bazë dhe zbatimi i kontratës kolektive.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” Hysni Gashi, në një konferencë për media tha se situata në KEDS është mjaft e rëndë, pasi që nga privatizimi i Distribucionit të KEK-ut, është duke u bërë një nëpërkëmbje e dinjitetit të punëtorëve sa që ka arritur shkallën e pa durueshmërisë te punëtorët.
Ai shtoi se me kërkesat e punëtorëve, në javët e para të muajt gusht ku u mbajtën grevat një orësh në çdo distrikt – ishin paralajmëruese, që nëse nuk ndryshojnë gjërat dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve, do të jenë të detyruar të shkojmë në greva të përgjithshme.
“Duke parë situatën e rëndë, menaxhmenti i KEDS-it nuk ka reflektuar ende. Nga ZRRE-ja jemi në fazën e planifikimit për periudhën 2018-2022 dhe situata është mjaft e rëndë. Kryesia e Sindikatës, Elektro Kosova, vendosi të zgjedh Këshillin Grevist dhe fillohet me greva… Kemi vendos nesër ta mbajmë një grevë të përgjithshme, që nga ora 8.30 deri në orën 16.30 punëtorët grevist të KEDS-it nuk do të kryejnë detyra të punës, nuk do të jenë në punë. Të gjitha distriktet do të defilojnë në Prishtinë, në orën 11.00 do të mblidhemi të Elektro Kosova”, ka thënë Gashi.
Ai tha se pas kësaj greve dhe proteste nëse nuk do të ketë reflektim nga menaxhmenti dhe Bordi i KEDS, do të ketë kaos energjetik.
“Kemi ardhur të organizojmë një formë presioni, me një grevë një ditësh, qysh është dita e nesërme, në shenj paralajmëruese se, në qoftë se nuk ka mirëkuptim me anë të dialogut dhe nuk ka zbatim të kërkesave, do të shkojmë drejt grevës së përgjithshme. E greva e përgjithshme ose gjenerale nënkupton edhe kaos energjetik në Kosovë. Sepse jemi faktor I fundit, ose kompania e fundit që e shpërndajmë energjinë elektrike të prodhuar dhe të importuar te konsumatori”, ka thënë Pajaziti.
Ai ka shtuar se kanë pasur takime me menaxhmentin, por jo edhe me Bordin e KEDS-it.
“Kemi pasur takim me menaxhmentin. Mirëpo, me menaxhmentin kemi dialoguar disa here, por vendimmarrës nuk janë, sepse edhe këta në fund thonë se pronar është Bordi, që fatkeqësisht kompania jonë është shitur 100 për qind të aksioneve. Me Bordin ende nuk kemi biseduar, vetëm me menaxhmentin. Menaxhmenti aktual i KEDS-it për ngritje të pagave dhe për çështje madhore nuk është në gjendje as një cent me zvogëluar ose me dhënë. Është bordi, i cili nuk ka ardhur ende dhe s’kemi dialogu me të asnjë herë. D.m.th. nuk na ka përfillë deri më tash, bordi i kompanisë KEDS”, ka thënë Pajaziti.
Ndryshe, BSPK përkrah kërkesat e kësaj sindikate dhe kërkon nga KEDS që t’i përmbushë kërkesat e punëtorëve.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























