Politikani shqiptar kapet me 3 kilogramë drogë
Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 10 September 2018
Politikani shqiptar u kap me tre kilogramë drogë Kryesuesi i Këshillit së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Rediart Cankja, anëtari i Partisë Kristiane Demokratike Flamane (CD & V) në Belgjikë dhe kandidat për Asamblenë Komunale në Antwerp është arrestuar në Francë, pasiqë atij i janë gjetur tre kilogramë heroinë në veturë.
Lidhur me arrestimin e Rediart Cankja-s ka reaguar Partia Kristian Demokrate Flamane (CD & V) në Belgjikë. Kryetari i kësaj partie, Kris Peeters ka thënë se nëse është i saktë lajmi për politikanin shqiptarin, atëherë Cankja nuk do të jetë në listë.
“Ne kemi 55 kandidatë për Asamble Komunale në Antwerp dhe ka edhe kandidatë nga rrethet e tjera. Ky është numër i madh dhe gjithashtu nuk kemi mundësi të dërgojmë Siguri Shtetërore tek secili prej tyre”, ka thënë Peeters.
Ai më tutje ka theksuar se degët e partive janë përgjegjëse për shqyrtimin e kandidatëve.
“Ne përpiqemi të vlerësojmë njerëzit në mënyrë korrekte, por këta njerëz gjithashtu duhet të jenë të sinqertë. Më vjen keq për këtë, por për fat të keq kjo mund të ndodhë”, u ka shtuar ai.
Arrestimi i shqiptarit, Rediart Cankja u bë në qytetin francez, Vitry afër kufirit të Zvicrës dhe ky rast përbën një skandal në Belgjikë. Zgjedhjet për Asamble Komunale në Antwerp pritet të zhvillohen pas një muaji./rtv21
Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti tha për KALLXO.com se janë duke i mbledhur të dhënat.
“Ende nuk e dimë, jemi duke mbledhur të dhëna dhe më vonë do i’u informojmë”, tha Kurti për KALLXO.com

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...





























