Buroja e Hashim Thaçit me asfalt të shkatërruar
Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 08 September 2018
Rrugët që të dërgojnë te shtëpitë e familjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Skenderajt, nuk janë gjendje të mirë.
Gjendja e keqe në rrugën rajonale që fillon nga fshatrat Turiqec dhe Burojë që lidhë Skenderajn me qytetin e Klinës po vështirëson qarkullimin e automjeteve.
Banorë të fshatit Burojë janë ankuar për rrugën ‘Smajl Rexha’ që ndodhet në hyrjen e këtij fshati, që sipas tyre po paraqet rrezik për vozitësit dhe kalimtarët.
Shyqyri Qelaj, banor i kësaj ane, tha për KALLXO.com se përveç që rruga po u’a dëmton veturat, sipas tij në këtë pjesë nevojitet edhe trotuare që janë më të nevojshme për nxënësit.
“Rruga Skenderaj- Turiqec-Burojë, është katastrof, në gjendje shumë të keqe, të mjerueshme. Kerret po na dëmtohen për çdo ditë, qytetarët po e paguajnë me shpinë, po duhet me lek, për ditë po ka probleme me kerre, rruga është mjerim”, tha Qelaj.
“Kjo rrugë ka nevojë me pasë trotuar për nxënës, për këmbësorë, se është shumë e rrezikshme”, shtoi ai.
Sipas qytetarit tjetër, Fadil Rexha, gropat e këtyre rrugëve po e shtojnë rrezikun këmbësorëve dhe vetë atyre si vozitës pasi për ta shmangur rrugën e dëmtuar kalojnë në shiritin e kundërt.
“Gropa ka shumë, me i shiku fortë s’po i shikojnë këta të komunës. Po duhet me ju ikë prej rruge, është rrezik është për këmbësorët edhe për ne shoferët”, tha Rexha për KALLXO.com
Një banor në afërsi të rrugës ‘Smajl Rexha’ u shpreh për KALLXO.com se rruga është rregulluar dy herë, por që është përkeqësuar menjëherë.
“Që në fillim e kanë shtru dobët, kur është bërë dy ditë është dëmtu menihere, nuk është dashtë me e ndodhë aq shpejtë, këtu dimrit zakonisht kur bie borë, këtu hekin shumë kerret, bohet reni deri në Turiqefc”, tha ai.
Para disa jave, Komuna e Skenderajt ka bërë publike në faqen zyrtare në ‘Facebook’ letren ku ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës të riparojë një pjesë të rrugës të quajtur “Të Përmendorja e Beqir Mehmetit”.
“Duke ditur që autoriteti kompetent kryesor që menaxhon me rrugët regjionale është Ministria e Infrastrukturës, kërkojmë nga autoriteti i kësaj Ministrie që të dërgojë ekipet në terren për të vlerësuar gjendjen e rrugës, njëkohësisht kërkojmë nga autoriteti i saj që brenda mundësive të merrni masa të menjëhershme për renovimin e rrugës, përkatësisht pjesëve të dëmtuara përgjatë këtij segmenti”, thuhet mes të tjerash në kërkesën drejtuar MI-së, me disa fotografi të bashkëngjitura.
Ndërsa, Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë për KALLXO.com se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për ndihmë për rregullim të rrugëve të kësaj ane dhe se kjo nuk është kompetencë e tyre por e komunës së Skenderajt.
“Rrugët në fjalë janë kompetencë e komunës së Skenderajt dhe deri më tani Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për ndihmë në sanimin e tyre. Megjithatë, kurdo që MI do të pranojë kërkesë nga kjo komunë, është e gatshme të shqyrtojë mundësitë buxhetore për intervenim në rrugët e Burojës”, ka thënë zyra e MI-së.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





































