Priten tensione në veri
Autori: Gazeta inFokus
17:48 | 07 September 2018
Vizita e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë vikendit në veri të Kosovës mund të nxisë tensione të reja mes shqiptarëve dhe serbëve.
Nëse Vuçiq, edhe pa leje të autoriteve kosovare, do të tentoj që nesër ta vizitoj Ujamanin, është paralajmëruar se njësitë special të Policisë së Kosovës do të ndërhyjnë për ta penguar, shkruan Gazeta inFokus.
“Policia e Kosovës do te jetë aty. Policia e Kosovës nuk do të lejojë që të thehet qëndrimi i planit të qeverisë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Krerët shtetërorë të Kosovës, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, e edhe ministrin Behxhet Pacolli, i kanë dërguar mesazhe të qarta se presidenti serb nuk ka leje që ta vizitoj Ujmanin dhe i kanë kërkuar që ta respektoi lejen që I kanë dhënë.
“Kosova ka institucionet e veta, dhe duhet të respektohet itinerari i lejuar për vizitën e lejuar, as me pak e as më shumë. Ne respektojmë secilin, nuk duam ta poshtërojmë askë, por nuk lejojmë cenimin e sovranitetit të Kosovës” ka thënë Presidenti Hashim Thaçi, shkruan Gazeta inFokus.
Edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Vuçiq që të mos ia mësyjë Ujmanit.
“Me i dërgu mesazhe presidenti të Serbisë, ai është i mirëseardhur në Kosovë, Kosova është vend i hapur dhe demokratik, ne jemi nikoqir të mirë, ne kemi organizu edhe pritjen për të, por vizita në Ujman, nuk ka asnjë arsye pse duhet të vizitohet ai, kur nuk ka asnjë qendër urbanistike atje” ka thënë Pacolli.
Më I ashpër një ditë më parë është treguar kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, I cili ka paralajëmruar se Vuçiq mund të tërhiqet zvarrë sikur që kishte ndodhur me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, shkruan Gazeta inFokus.
“Le ta provon pa leje, e din edhe ai tjetri (Marko Gjuriqi)”, ka thënë Veseli.
Ai ka lënë të kuptohet se asgjë nuk është e sigurt në ardhjen ose mosardhjen e të parit të Serbisë në Kosovë.
“Nëse e vendosim për mos me ardhur, Vuçiqi nuk do të futet në Kosovë. Ajo çka po mendojmë është për situatën e bashkëqytetarëve tanë të cilën po e bëjmë; me pozicionin e shtetit tonë të pavarur e sovran; me liberalizimin e vizave; me partnerët tanë ndërkombëtarë! Përndryshe mos të ishte kjo situatë, këmba nuk do i shkelte në Kosovë”, ka pohuar Veseli./Gazeta inFokus

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...




























