Sport

Formacioni i Kosovës kundër Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 07 September 2018

Është publikuar formacioni i mundshëm i Kosovës për sfidën e sotme kundër Azerbajxhanit që do të zhvillohet në ora 18:00.

“Dardanët” e nisin rrugëtimin në Ligën e Kombeve pa lojtarin kryesor të dëmtuar, Valon Berisha.

Një tjetër super lojtar që i mungon Kosovës, është Besar Halimi, i cili do t’i bashkohet skuadrës për ndeshjen me Ishujt Faroe në “Fadil Vokrri”.

-Advertisement-

Por, Bernard Challandes ka një skuadër të talentuar dhe pritet të hedhë në fushë më të mirët.

“Kosovan Futboll” ka publikuar në Twitter formacionin e mundshëm, ku duket që Edon Zhegrova pritet ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa nuk do të startojë as Donis Avdijaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera