Lajme

Arifi: Unë jam për ngrirje konflikti

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 05 September 2018

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka theksuar se nëse Kosova duhet të zgjedh në mes të konfliktit të ngrirë dhe “çfarëdo vizatimi të kufijve”, ai është për ngrirje konflikti.

“Nëse duhet Kosova të zgjedh në mes të konfliktit të ngrirë dhe “çfarëdo vizatimi të kufinjve” unë jam për ngrirje konflikti. Nëse duhet Kosova të zgjedh në mes të “defunksionalizimit / AKS ala republika Srbska dhe konfliktit të ngrirë prap unë jam për “ngrirje të thellë”. Marrëveshja duhet të ndërtohet mbi parimet ekzistuese për mbrojtjen e të drejtave tē komuniteteve, pajtimit dhe njohjes reciproke. Çdo gjë tjetër nuk i shërben askujt”, ka shkruar Arfi në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera