Mustafa: Ndalni gënjeshtrat president Thaçi e kryeparlamentar Veseli!
Autori: Gazeta inFokus
20:22 | 05 September 2018
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtuesve të institucioneve kryesore të vendit, të cilët e akuzojnë se është ai personi që ka themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ish-kryeministri ka shkruar se është i detyruar t’u thotë: Mjaft, mos gënjeni! presidentit Hashim Thaçi, kryekuvendarit Kadri Veseli, ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri, atij të Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe deputetes së AAK-së, Donika Kada-Bujupi.
Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës:
Më detyroni tu them mjaftë mos gënjeni, Ty President Thaçi, Kryetar i Kuvendit Veseli, Ministër i Drejtësisë, Tahiri, Ministër i Shëndetësisë, Ismajli, deputete Kada-Bujupi.
Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe nuk e kam themeluar unë, sa isha Kryeministër, as LDK-ja. Vendimi për themelimin e Asociacionit lindi me Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e marrëdhënieve, të dt. 19 prill 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi, në emër të Kosovës dhe nga Ivica Daçiq, në emër të Serbisë. Kjo marrëveshje është ratifikuar me Ligj të veçantë në Kuvendin e Kosovës me mbi 2/3 e deputetëve si marrëveshje ndërkombëtare. Nga 15 pikat e Marrëveshjes së parë, gjashtë pikat e para i destinohen Asociacionit , nënshkruar nga Hashim Thaçi), si vijon:
- Do të krijohet një Asociacion/Bashkësi e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për çdo komunë tjetër nëse anëtarët janë në pajtim;
- Bashkësia/Asociacioni do të themelohet përmes statutit. Shpërbërja e tij mund të bëhet vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse. Do të ketë garanci ligjore përmes ligjit aplikues dhe të drejtës kushtetuese (përfshirë rregullën për shumicën prej 2/3)
- Struktura e Asociacionit /Bashkësisë do të themelohet mbi të njëjtën bazë si dhe statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, p.sh. Kryetari, Nënkryetari, Kuvendi, Këshilli.
- Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjin e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë në ushtrimin kolektiv të kompetencave të tyre përmes Bashkësisë/Asociacionit. Asociacioni/Bashkësia do të ketë vështrim të plotë mbi fushat e zhvillimit ekonomik, arsimi, shëndetësia, planifikimi urban dhe rural.
- Asociacioni/Bashkësia do të ushtrojë kompetenca të tjera shtesë siç mund të delegohen nga autoritetet qendrore.
- Bashkësia/Asociacioni do të ketë rol përfaqësues te autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një përfaqësues në Këshillin Konsultativ të Komuniteteve. Në përmbushje të këtij roli parashihet funksioni monitorues.
Më 25 gusht 2015 unë kam nënshkruar dokumentin “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-parimet themelore/elementet kryesore”. Në pjesën e bazës legale thuhet:
1) Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë themelohet si një asociacion/bashkësi e komunave e bazuar në Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe ligjet e Kosovës.
2) Bazuar në Marrëveshjen e Parë e cila njeh karakterin e veçantë, Qeveria e Kosovës do të adoptoj një dekret të aplikueshëm drejtpërdrejt, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Asociacioni/Bashkësia do të jetë entitet legal i definuar me Statut..
Është paraparë po ashtu (pika 21) që çdo ndryshim i Statutit i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në të gjitha bisedat kam qenë unë si Kryeministër dhe z. Thaçi si zëvendëskryeministër.
Ky dokument thotë qartë se Asociacioni themelohet sipas ligjeve të Kosovës dhe se Statuti i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese. Pra se asgjë nuk është përfundimtare pa mendim të Gjykatës Kushtetuese.
Prandaj janë gënjeshtra se Asociacionin e kam themeluar unë si Kryeministër ose LDK-ja, se Asociacioni me këtë dokument ka kompetenca ekzekutive dhe është pushtet i tretë dhe se ai bazohet në Rezolutën 1244.
Para se të shkoj në Bruksel, unë kam kërkuar dhe kam marrë zotimet eksplicite, me shkrim, të përfaqësuesve më të lartë të BE-së se Asociacioni nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes dhe se nuk do të ketë fuqi ekzekutive. Këtë e dijnë edhe ata që kanë qenë me mua në këtë proces.
Është turp që të tentohet të njollosem unë dhe LDK me të pavërteta, për të krijuar hapësirë për të bërë pazare me territorin e Kosovës. Këta dhe lakejtë e tyre duhet ta kenë të qartë se nuk mund ta thyejnë LDK-në, se unë do të jam në krye të LDK-së deri në fund të mandatit dhe se për zgjedhjet e ardhshme shohim e bëjmë, prapë sipas vullnetit dhe besimit te anëtarësisë së LDK-së.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































