Rozë

Anjeza Branka: Unë në fakt i bëj të gjitha

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 05 September 2018

Egla Xhemali – Pushime jashtë dhe brenda vendit. Kjo verë duhet të mbaj emrin e saj. Këngëtarja Anjeza Branka vjen në një rrëfim për “Summer pages” të “Gazeta shqiptare” për pushimet, muzikën, familjen si dhe për projektet e fundit. Bukuroshja e ka shijuar pafund këtë verë duke lëvizur kryesisht në Amerikë, por edhe në bregdetin shqiptar. Për të koncertet përtej kufijve kanë emocion të veçantë pasi shqiptarët janë të përmalluar për vendin. Sekreti i të qenit gjithmonë në formë është kujdesi me ushqimin si dhe palestra. Pasionin më të madh e ka për muzikën, pa të cilën nuk e imagjinon dot jetën. Për të të gjitha këngët janë të shtrenjta pasi në to gjendet një copëz e shpirtit. Branka është mjaft optimiste për tregun muzikor dhe prurjet e reja që kanë hyr në të. Këngëtarja pohon se ndihet mirë që bën pjesë në këtë treg.

Thjeshtësia nuk del kurrë nga moda. Ajo ka zgjedhur të jetë natyrale në përditshmëri dhe të jetë e kuruar estetikisht kur është pjesë e eventeve të mëdha. Familja është gjithçkaja e saj dhe ajo ndihet e bekuar që i ka. Së fundmi, Anjeza na thotë se shumë shpejt do vij me një videoklip të ri dhe do të marri pjese tek “Kënga Magjike”. Deri atëherë ne i urojmë suksese e sa më shumë arritje.Si shkoi vera për Anjezën? Ku i kalove pushimet?
Vera ka kaluar jashtë mase mirë. Pushimet i kam kaluar dhe në Shqipëri dhe jashtë. Isha në Chicago, Nju Jork, Miami, Florida dhe Las Vegas pastaj erdha në Tiranë. Jam kënaqur jashtëzakonisht shumë. Kohët e fundit nuk kam lëzivur pasi jam marrë me projektin e ri, me klipin që shumë shpejt do dali. Tani mendoj të iki përsëri diku për dy javë pushime në Turqi.

Më mirë koncertet brenda apo jashtë Shqipërisë?
Koncertet edhe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë të bukura, por me dallimin që jashtë merr më shumë emocion pasi shqiptarët janë të përmalluar. Mezi i presin këngëtarët, janë shumë të dashur. Normal që, dhe brenda vendit na duan, po jashtë pritja është shumë më e madhe se shqiptarëve u mungon vendi.A e sheh muzikën si profesion të përhershëm?
Unë pa muzikë nuk kam jetë. Është pasioni më i madh që kam. Muzika është si puna e ujit, ajrit, frutit. Pasioni për të është aq i fuqishëm saqë më duket e pamundur ta kem larg vetes. Është si puna e binomit që nuk mund të ndahet pasi i prishet madhështia, çekuilibrohet ekuacioni. Muzika është gjithçka për mua.

-Advertisement-

Cilën nga këngët e tua e konsideron më të shtrenjtë?
Çdo këngë timen e kam bërë me shumë dashuri dhe kam punuar fort e për këtë arsye nuk mund të them cilën kam më të shtrenjtë. Nuk mund ti veçoj asnjërën nga ato. Më pëlqen çdo këngë pasi në to kam copëza të shpirtit. Ka njerëzit që kanë gusto të ndyshme. Njëri pëlqen një këngë, tjetri një këngë tjetër. Ti kthehem pyetjes që më kë bërë mësipër. Të gjitha këngët i kam të shtrenjta.

Në çdo dalje tënden vihen re linjat perfekte. Si ia bën që je gjithmonë kaq në formë?
Faktikisht unë merrem me palestër, po kohët e fundit të them të drejtën nuk e kam frekuentuar. Më shumë body code, që shkoj një herë në javë. Kam kujdes me ushqimin. Ha shëndetshëm, mundohem ti eleminoj yndyrnat, konsumoj shumë fruta, pij shumë ujë dhe lëviz. Çelsi i një trupi të bukur padyshim që është aktiviteti sportiv, lëvizja.

Në përditshmëri preferon make up-in apo thjeshtësinë?
Dikur jam lyer edhe kur shkoja të blija cigare ndërsa tani nuk është se e vras mendjen më. Më pëlqen më shumë thujeshtësia në përditshmëri. Pastaj kur kam ndonjë eveniment natyrisht që duhet të jem perfekte.

Si është të jesh mami e famshme?
Unë jam shumë e lumtur për gjithçka që kam. Pjesa e të famshmes nuk ka lidhje, pasi jam njeri i thjeshtë. Them se çdokush i gëzohet famijes që ka. Kështu bëj dhe unë jam e bekuar me djalin dhe familjen që kam. Ata për mua janë pasuria më e madhe, gjëja më e shtrenjtë.

Çfarë amvise është Anjeza?
Unë në fakt i bëj të gjitha. Nuk ka gjë që nuk e bëj. Jam e gjithanshme. (qesh)

Si e sheh tregun muzikor në Shqipëri?
Tregun muzikor në Shqipëri e lidh me kohën. Kështu para vitit 2006 unë kam qenë shumë aktive në tregun muzikor (le të themi e kam pasur unë atë), kurse tani kanë dal shumë këngëtarë të rinj që dhe vet më pëlejnë jashtë mase. Ndër vite e sidomos kohët e fundit tregu shqiptar ka ecur shumë. Unë ndihem mirë që jam pjesë e këtij tregu.

Për çfarë nuk kursehesh?
Nuk kursehem për atë gjë që më fiksohet, nuk e vras mendjen që të mendohem dy herë. O e marrë o ska! (qesh)

Ke pasur ndonjë moment në skenë që e kujton si të vështirë?
Sa herë që dal e kam emocionin dhe natyrisht që të jesh artsit duhet të kesh gjithmonë emocione. E vështirë është sa dal pastaj në momentin që jam në skenë jam në rregull. Skena të mbush me frymë, ty të ngelet që nëpërmjet performancës ta zotërosh atë.

Projektet e fundit? Cilat do të jenë surprizat për publikun?
Sa i përket projekteve kam dy. Një këngë, për të cilën është punuar fort dhe për dy javë do dali me videoklip si dhe mendoj se do marrë pjesë te “Kënga majike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera