Lifestyle

Steve Jobs i kërkoi falje vajzës në shtratin e vdekjes

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 05 September 2018

Steve Jobs përpara se të vdiste i ka kërkuar falje vajzës së tij në shtratin e vdekjes për mënyrën se si është sjellë ndaj saj. Themeluesi i Apple qante me dënesë kur është takuar me vajzën e tij Lisa Brennam duke i thënë vazhdimisht:-“Unë jam në borxh me ty, unë jam në borxh me ty. Unë nuk shpenzova kohe më ty kur ishe e vogël”.Steve Jobs vdiq nga kanceri i pankreasit në moshën 56-vjeçare në vitin 2011. Të gjitha këto dëshmi janë shkruar në librin e Lisa Brennam, ‘Small Fry’ e cila nuk është kursyer në portretin e babait, duke e përshkruar si brutal ndaj saj dhe të ëmës, Chrisann Brennan. Jobs e kishte braktisur partneren e tij kur ishte shtatzënë.

Ai mohoi që të kishte një vajzë, duke pretenduar se ishte steril. Më vonë u martuar me Laurene Powell, ku u bë babai i 3 fëmijëve të tjerë. Krisan për dy vjet ka punuar si pastruese dhe kameriere për të rritur vajzën e saj, ndërsa Steve ka refuzuar për ta ndihmuar në çdo mënyrë.Detyruar më pas nga gjykata t’i nënshtrohet një testi gjenetik që zbuloi atësinë e tij, Steve filloi të paguajë detyrimin financiar. Edhe pas testit gjenetik, Steve vazhdoi të mohonte provat duke u quajtur steril.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy