Lajme

Vetëm dy deputetë në sallë

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 04 September 2018

Tashmë kur kanë mbetur edhe pak minuta nga koha e parlajmëruar për nisjen e seancës së jashtëzakonshme, pas pauzës së stërzgjatur disa herë me radhë, në sallën e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë vetëm dy deputetë.

Në sallën e seancave plenare gjendet deputeti i Nismës, Milaim Zeka dhe ai i AKR-së, Islam Pacolli.

Në sallë po ashtu është edhe ministri nga komuniteti turk, Mahir Jagxhillar, i cili është edhe pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë, që është propozuar nga Qeveria e Kosovës e që pritet të votohet në seancën e sotme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera