Mogherini: Muajt e ardhshëm vendimtar për dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 04 September 2018
Në fjalimin e saj të fundit përpara vitit elektoral 2019 për Parlamentin Europian, në Konferencën e përvitshme të Ambasadorëve të BE-së përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini duke përmendur sukseset e Bashkimit Evropain ajo ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Mogherini ka thënë se muajt e ardhshëm janë vendimtar për këtë dialog dhe se duhet të bëhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme.
“Për shembull, duhet të vazhdojmë me vendosmëri, këmbëngulje dhe më lejoni të them kokëfortësinë – punën tonë në dhe me Ballkanin. Viti i kaluar ishte tepër intensiv, por muajt e ardhshëm do të jenë edhe më vendimtar. Besoj se ekziston një shans i vërtetë që presidentët, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi mund të arrijnë një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës; një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy palëve; një marrëveshje që është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që mund të ndihmojë në stabilizimin e të gjithë rajonit”, ka thënë Mogherini në fjalimin e saj, transmeton “Epoka e re”.
Ajo po ashtu ka përmendur edhe faktin se në vitin 2019 do të bëhen njëzet vite nga lufta në Kosovë dhe sipas saj është koha t’i jepet fund kësaj çështje.
“Dhe më lejoni të luaj me datat, sepse vitin e ardhshëm, në vitin 2019, do të jetë njëzet vjet nga lufta në Kosovë: Besoj se është koha për t’i dhënë fund përfundimisht atij konflikti. Pra, unë besoj se ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku me partnerët tanë në Evropë, në rajon, në skenën ndërkombëtare duke filluar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për të mbështetur negociatat përmes dialogut dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Mogherini.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































