Lajme

Shqipëria ndalon smartfonët në shkolla për nxënësit

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 03 September 2018

Në vitin e ri shkollor 2018-2019 në Shqipëri, që nis më 17 shtator, nxënësit nuk do të lejohen të mbajnë celularë gjatë orës së mësimit.

Urdhri i nënshkruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit, ashtu dhe nga mësuesit.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e tij, për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij.

-Advertisement-

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen sekretari i Përgjithshëm i MASR, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave.

Debatet në familje, për harxhimin e kohës së tepërt në rrjete sociale, rënia në mësime të nxënësve për shkak të shpërqendrimit përmes smartfonit janë kthyer në një fenomen shqetësues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera