Bayern Munchen, i frikshëm edhe pa shpenzime në merkato
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 02 September 2018
Bayern Munchen “tremb” brenda dhe jashtë fushe. Sezonin e kaluar, bavarezët e fituan Bundesligën me 21 pikë diferencë mbi Schalken e vendit të dytë, e megjithatë iu deshën 10 javë për të marrë kryesimin në kampionat.
Këtë vit gjërat janë ndryshe. Pas vetëm dy javësh, Bayern e Wolfsburg janë me nga 6 pikë të plota, me bavarezët që kanë avantazhin e golavarazhit më të mirë, me +5 gola kundrejt +3 të Wolfsburgut.
Nën drejtimin e Nico Kovaç, Bayerni është më mirë sesa ekipet e tjera gjermane në të gjitha aspektet. Lewandowski, që u duk se do të largohej gjatë kësaj vere, duket se ka gjetur motivimin e duhur dhe në 4 ndeshje zyrtare ka shënuar 6 gola.
Në Superkupën e Gjermanisë ndaj Eintrachtit shënoi tregolëshin e parë në historinë e kompeticionit. Edhe Mueller duket se ka fituar besim, pasi ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para të kampionatit.
Ajo që të bën përshtypje është se, ky dominim i bavarezëve në këtë fillimsezoni vjen në një moment kur skuadra nuk ka bërë asnjë shpenzim në merkaton e verës.
Kampionët e Gjermanisë, morën gjatë verës Goretzkën nga Schalke me parametra zero, ndërsa u rikthyen nga huazimi edhe Gnabry e Sanches. Në fakt, Bayern ka larguar Vidal, Bernat, Douglas Costa e Rudy, nga të cilët ka arkëtuar 88.5 milionë euro.
Vet Hoeness ka pranuar se ideja e klubit gjerman është që të kursejë për të shpenzuar më shumë në të ardhmen, nëse do ta shohë të nevojshme. Në fund të sezonit do të skadojnë kontratat e Ribery e Robben, e Bayernit do t’i duhet të bëjë ndonjë lëvizje, edhe pse në janar do të marrë 17-vjeçarin kanadez Davies, për 19 milionë euro.
Me siguri, kampionët e Gjermanisë do të përgatisin një goditje të madhe në merkaton e sulmuesve, për të krijuar një skuadër edhe më dominuese.

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...































