Auto&Tech

Pininfarina shfaqë imazhin e hiper-makinës elektrike, që prodhon 1,900 kuajfuqi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 01 September 2018

Për prezantimin e tërësishëm, duke të presim deri Geneva Motor Show 2019

Edicioni i sivjetmë i Pebble Beach, është dominuar nga Bugatti Chiron Divo, por që nuk ishte e vetmja hiper-makinë me mbi 1,000 kuajfuqi,

Meqenëse, në këtë panair u bë e ditur se Pininfarina do ta lansojë modelin që për momentin njihet vetëm si PFO, ndërsa do t’i ketë plot 1,900 kuajfuqi. Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se do të prodhohet në divizionin e makinave elektrike, ndërsa nuk është shfaqur në publik.

-Advertisement-

Kërkesat e mëdha për të ditur diçka më shumë mbi këtë hiper-makinë, kanë bërë që ky prodhues italian, të shfaqë vetëm pjesën e prapme të PFO. Ende nuk dihet se çfarë nënkupton ky akronim, apo nëse do ta ketë si emër final.

Në imazh shihen një palë krahë që e mbështjellin pjesën e pasme, të pajisura edhe me drita LED. Vetëm mund të spekulohet se janë për t’ia rritur aerodinamikën, ndërsa nuk dihet se çfarë pamje mund ta ketë pjesa e përparme.

Zyrtarë nga Pininfarina, kanë thënë se ky model do të prezantohet në Geneva Motor Show gjatë vitit që vjen, ndërsa do të fillojë të shitet më 2020.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy