AKR kundër ndryshimit të kufijve, thonë se opozita ka ndryshuar qëndrim
Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 01 September 2018
Çështja e kufijve të Kosovës është e mbyllur, ndërsa shkëmbimi i territoreve as që do të duhej të diskutohej, ka deklaruar Fatmir Matoshi, kryetar i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re-së.
Matoshi, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se Kosova i ka kufijtë e vet dhe si e tillë duhet të trajtohet gjatë bisedimeve me vendet fqinje.
“Qëndrimi i AKR-së lidhur me këtë çështje, është se Kosova është vend i njohur ndërkombëtarisht, ka kufijtë e saj dhe duhet të trajtohet si e tillë edhe në raport si e tillë, edhe me bisedat, me të cilët do nga fqinjët tanë që i kemi. Për AKR-në çështja e kufijve është çështje e mbyllur, po ashtu edhe shkëmbimi i territoreve nuk është një zgjidhje e mirë sipas nesh dhe nuk do të duhej të diskutohej. Ndërsa presim edhe me Republikën e Serbisë të kemi një proces të demarkimit të kufirit, ashtu siç ka ndodhur edhe me vendet e tjera dhe ashtu siç do të ndodhë edhe me Republikën e Shqipërisë në të ardhmen”, tha Matoshi.
Anëtari i AKR-së, ka komentuar edhe thirrjet e partive opozitare për një seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës së ardhshme.
Ai ka thënë se një kërkesë e tillë është ndryshim i diskursit dhe qëndrimit të opozitës.
“Fillimisht, opozita ka një qëndrim që presidenti nuk duhet të bisedojë, sepse kanë folur një kohë të gjatë për atë se Presidenti nuk ka autorizim që të bisedojë dhe tash kjo kërkesë që le të bisedojë, por të mos bisedojë për kufijtë, është një ndryshim edhe i diskursit politik, por edhe i vetë opozitës, por si do që të jetë unë mendoj që Kuvendi është një vend adekuat ku mund të flitet kjo temë”.
“Kjo nuk është një temë e mbyllur, nuk është një temë që duhet të trajtohet apo të bisedohet fshehtas dikujt. Kuvendi përbëhet nga të zgjedhurit e popullit dhe nuk besoj që ka diçka të keqe që në Kuvend të diskutohet kjo punë”, përfundon Matoshi.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...