Tre vjeçari përjeton tmerrin në pishinë (Pamje)
Autori: Gazeta inFokus
19:38 | 29 August 2018
Një orë mësimi noti për pak sa nuk i mori jetën një vogëlushi 3 vjeçar në veri-perëndim të Kinës. Fëmija pothuajse u mbyt pasi komerdarja që mbante në trup iu kthye sipër, ndërsa ai përfundoi poshtë saj. Ai mbeti duke u përpëlitur në ujë për të paktën dy minuta.
Asnjë nga dy instruktorët në pishinën e fëmijëve nuk e vuri re djalin e zhytur në ujë pavarësisht se qëndronin pranë tij.
Fëmija më në fund u largua nga pishina pasi njëra prej mësuesve e vuri re trupin e tij të palëvizshëm. Ai mbetet nën kujdes intensiv në spital.
Djali po merrte pjesë në një mësim noti në një kopsht fëmijësh në qytetin e Zhangjiakou, provincën Hebei, kur ndodhi aksidenti.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë fëmijën që mbante komerdaren në trup dhe luante në pishinë mes nëntë shokëve të tjerë të klasës.
Ai pastaj aksidentalisht i merr trupi pas dhe zhytet në ujë.
Vogëlushi shihet sesi përpëlitet me duar dhe këmbë në përpjekje për të kthyer poshtë komerdaren dhe dalë në sipërfaqe por pa sukses.
Mësuesja e tij, që gjithashtu ishte në pishinë, shihet duke u marrë me një fëmijë tjetër por nuk e vëren fare fëmijën që po mbytej. Edhe fëmijët e vegjël me gjasë nuk kuptuan që diçka nuk shkonte me shokun e tyre.
Pasi luftoi më kot për rreth 40 sekonda, fëmija përfundimisht u pa të lundronte në fund të pishinës.
Pothuajse gjysmë minutë kishte kaluar para se djali të pikasej nga njëra prej mësuesve që njoftoi kolegen që ishte në ujëk, e cila më pas nxitoi e tronditur për të nxjerrë 3 vjeçarin.
“Kur u nxor nga uji djali nuk merrte frymë dhe fytyra e tij ishte bërë e purpurt”,sipas Hebei Youth Daily.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku për fat të mirë mjekët arritën ta shpëtonin.
Incidenti nxiti zemërim mes përdoruesve të internetit, shumë prej të cilëve prindër.
‘Kopshti duhet të mbaje përgjegjësi për këtë incident. Fëmija mund të kishte vdekur, “tha një përdorues.
‘Aksidenti mund të ketë shkaktuar dëme të përhershme të trurit tek djali! Veprimet e mësuesve janë të papranueshme, “tha një tjetër.
Mbytja është shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve deri në moshën 14 vjeç në Kinë, sipas një raporti Global mbi mbytjen e porositur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) në vitin 2014.
Pothuajse dy herë më shumë fëmijë të moshës midis 5 dhe 14 vjeç vdesin në vend nga mbytja sesa aksidentet e trafikut, thuhet në raport.

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...


































