Lajme

Zjarr në Klinikën e Gjinekologjisë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 29 August 2018

Një zjarr është parë pak minuta më parë në klinikën e Gjinekologjisë.

Shpend Fazliun, zyrtar për informim në Qendrën Klinike Universitare ka thënë për gazetën inFokus se zjarri ka ardhë si pasojë e djegies së një kablle.

“Një kabëll e frigoriferit në dhomën e infermiereve është djeg në njërën prej klinikave të Gjinekologjisë”, ka thënë Faziu.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë se është intervenuar menjëherë dhe nuk ka asnjë dëm.

Kujtojmë që në mars të këtij viti një pjesë e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike është përfshirë nga zjarri.

Si pasojë e zjarrit janë evakuar 2 nëna dhe 3 foshnje /inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera