Lajme

37 të vdekur nga virusi i Nilit

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 29 August 2018

Virusi i Nilit Perëndimor ka marrë gjashtë jetë në Serbi javën e kaluar duke shtuar numrin e vdekjeve të konfirmuara në vendin europian më të goditur nga sëmundja (21), thanë sot zyrtarët e shëndetësisë.

Beogradi, sipas institutit kombëtar të shëndetit publik, konfirmoi numrin e të infektuarve në Serbi në 213, shumica e tyre në kryeqytet.

Greqia është vendi tjetër i prekur më keq, me pesë të vdekur në javën e shkuar ku numri i vdekjeve arriti në 16 nga 130 raste të regjistruara.

-Advertisement-

”Në Greqi, sëmundja është fokusuar në tri zona, në Gadishullin e Peloponezit, rreth Athinës dhe rreth Selanikut në veri”, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA.

Në rajon, janë konfirmuar edhe vdekje në Rumani dhe Kosovë dhe infeksioni është zbuluar edhe në Kroaci dhe Bosnje. Virusi është përhapur më tej dhe mbetet i pakuruar sepse shumica e shumica e njerëzve nuk kërkon ndihmë mjekësore.

Virusi zakonisht përhapet nga mushkonja dhe insektet janë më aktive në mot të ngrohtë, zakonisht në korrik dhe gusht në Evropë.

Rreth 80 % e njerëzve nuk shfaqin simptoma, ndërsa pjesa tjetër shfaqin shenja të ngjashme me gripin si ethe, dhimbje, lodhje dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Sëmundja është potencialisht vdekjeprurëse, zakonisht midis pacientëve më të moshuar. Ajo çon edhe në encefalit ose meningjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera