Më 30 gusht organizohet marsh për të pagjeturit
Autori: Gazeta inFokus
13:00 | 28 August 2018
Nisma e të rinjve për të drejtat e qytetarëve në Kosovë (YIHR) ka bërë të ditur se më 30 gusht 2018 nga ora 12:00 -13:00 do të organizojnë marshin me moton “Marsh për ata/o që ende mungojnë! Marsh për të vërtetën! Marsh për Drejtësi!
Marshi do të mbahet nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Ndërtesës së Qeverisë dhe ka për qëllim që të ngrisë vetëdijen dhe në të njejtën kohë përgjegjësinë shoqërore për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për më shumë se 1,600 persona ende të pagjetur në Kosovë, nga të gjitha grupet etnike.
“Çështja e të pagjeturve padyshim se më së shumti i prekë vetë familjarët, por ne insistojmë që kjo çështje të kalojë rrethin e familjes, duke besuar që ky problem është i gjithë shoqërisë sonë. Kështu, ne njoftojmë publikun se, marshi i parë në Kosovë për personat e pagjetur mbahet më 30 gusht 2018 nga ora 12:00 -13:00, nga Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Ndërtesës së Qeverisë”, bëhet e ditur në njoftim.
Marshi është aktivitet i cili synon të përfshijë shoqërinë kosovare për të kërkuar angazhim intensiv nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera publike, sidomos në këtë periudhë kur dialogu me Serbinë ka hyrë në fazën finale.
“Dëshirojmë të sqarojmë se, YIHR KS është ftuar nga Këshilli Organizativ për të bashkë-organizuar marshin, ose ecjen e liderëve dhe familjarëve të të pagjeturve, por vetëm pasi që thirrja jonë për marsh ishte bërë publike. Megjithatë, ne në asnjë mënyrë nuk kemi pranuar të organizojmë një marsh të tillë nën patronatin e Kryeministrit, kur një marsh i tillë është thirrje për Kryeministrin për të intensifikuar angazhimin e tij për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur”, thuhet në njoftim.
“Ky nuk është një favor të cilin po e kërkojmë nga Qeveria! Është obligim ligjor i Qeverisë për të punuar në këtë drejtim dhe për këtë ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë llogaridhënie. Ne si organizatë, në pavarësi të plotë në ushtrimin e veprimtarisë tonë, jemi duke ushtruar të drejtën kushtetuese për të organizuar marshe paqësore për kauza të cilat i konsiderojmë jetike për shoqërinë kosovare”, thuhet më tej.
“Kështu, do të marshojmë me 30 gusht 2018 nga ora 12:00 -13:00, nga Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Ndërtesës së Qeverisë. Secili/a pjesëmarrës/e i/e marshit do të mbajë një pankartë me emrin e një personi të pagjetur. Pankartat do të ofrohen nga aktivistët e YIHR KS në Sheshin Zahir Pajaziti. Si përfundim, ky marsh assesi nuk ka synim të bëjë garë me asnjë aktivitet tjetër. Qëllimi ynë kryesor është që të kontribuojmë në kthimin e dinjitetit, zbardhjen e së vërtetës dhe përfundimisht vendosjen e drejtësisë për të gjithë personat e pagjetur në Kosovë”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































