KEDS i vendos tensionin e lartë në oborr, mërgimtari i kalon pushimet në hotel
Autori: Gazeta inFokus
21:19 | 23 August 2018
Familja Isufi nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, po rrezikohet nga tensioni i lartë i energjisë elektrike.
Isen Isufi nga fshati Livoq i Epërm, në komunën e Gjilanit, ka tetë vite që është në hall me shtyllat e e tensionit të lartë.
Këto shtylla janë të vendosura në oborrin e familjes Iseni, pa lejen e tyre.
“Pasi kemi filluar ndërtimin e shtëpisë, kanë ardhur dhe na kanë thënë se po vendosim shtyllën. Asnjë një letër nuk na kanë dërgua, asnjë njoftim që këtu do të vendoset një largpërçues të rrymës”, shprehet për RTV Dukagjinin Isen Isufi – pronar i tokës.
Iseni i cili jeton ne Zvicër, krejt këtë investim që e ka bërë në fshatin e tij, por nuk po arrin ta gëzoj.
Fëmijët, ai nuk guxon t’i sjellë në shtëpinë e tij, gjatë kohës së pushimeve.
“Unë rri te miqtë me fëmijë në Suharekë. Ndonjëherë kur vij në Kosovë, shkoj në hotel ose diku tjetër, dhe nuk kam tentuar me investua më shumë në këtë shtëpi për ta bërë të banueshme”, thotë me tej Isufi, përcjell Telegrafi.
Deri sa ishin vendosur këto shtylla në oborrin e tyre kishte qëndruar edhe policia.
Në një video që ka siguruar televizioni nga familjarët, shihet se policia ishte stacionuar në oborrin e shtëpisë, edhe kur ajo ishte në ndërtim e sipër.
Se ka rrezik për jetë nga tensioni i lartë i energjisë elektrike, e tregon edhe shenja paralajmëruese e vendosur në të.
RTV Dukagjini, për një kohë të gjatë, ka pritur përgjigje nga ana e KEDS-it, por këta të fundit, nuk u përgjigjen.
E për këtë problem, pronari Isufi i është drejtuar Gjykatës së Apelit, ndërsa kjo e fundit e ka pranuar lëndën vitin e kaluar.
“Lënda është caktuar te gjyqtari dhe pret radhën e përfundimit, por sa për informate kemi shumë lëndë dhe në rend për zgjidhje i kemi lëndët e vitit 2014”, thuhet në përgjigjen e Apelit./Telegrafi/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































