Lajme

Të reshurat shkatërrojnë të mbjellat në Mamushë

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 22 August 2018

Lumi Topllua në Mamushë ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Lumi doli nga shtrati pas të reshurave të mëdha, derisa bujqit ankohen se u shkatërroi gjithçka. Komuna ka bërë llogaritë e dëmeve në bujqësi dhe thotë se vetë nuk do t’ia dalë t’i kompensojë ato.

Andej nga kalon lumi Topllua janë krijuar pellgje të mëdha dhe uji ka shkatërruar gjithçka.

-Advertisement-

Bujqit thonë se ka mbetur pak gjë nga ato që kishin mbjellë, ndërsa do ta kenë të vështirë këtë vit, raporton KTV.

Shumica e banorëve të Mamushës merren me bujqësi. Në këtë komunë zona të mëdha të tokës mbillen me domate, lakra dhe qepë.

Bujku Esat Mazreku, tregon për dëmet që këto vërshime i kanë shkaktuar.

Komuna ka nxjerrë inspektorët në terren për t’i bërë bilancet e dëmeve nga vërshimi.

Thonë se vetë nuk do t’ia dalin ta menaxhojnë situatën, andaj kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria.

Ditëve të fundit vërshime të mëdha pati edhe në Suharekë.

Dëmet më të mëdha po shkaktohen nga lumenjtë, të cilëve në masë të madhe u janë shkatërruar shtretërit.

Përveç se lumenjtë janë të mbushur me bërllok, në të shumtën e rasteve shtrati i tyre është dëmtuar nga nxjerrja e zhavorrit. Andaj sa herë bie shi, situata del jashtë kontrollit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera