Uashingtoni bllokon prona ruse me vlerë qindra milionë dollarë
Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 21 August 2018
Autoritetet amerikane kanë ngrirë pronën ruse në SHBA, vlerë qindra miliona dollarë si pjesë e sanksioneve të vendosura në Moskë.
Kjo është bërë e ditur sot nga zëvendësministrja e Financave e SHBA-së Sigal Mandelker, sipas së cilës veprimet e Ministrisë së Financave kanë pasur pasoja të mëdha për interesat financiare të personave fizikë dhe juridikë, ndaj të cilëve janë të vendosur sanksione, përfshirë edhe bllokimin e pasurisë ruse në vlerë qindra-milionë dollarë.
Ajo tha se Uashingtoni mund të shtojë sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Moskës nëse nuk ndryshon ndjeshëm politikën e saj. “Edhe pse veprimet shkatërruese të Rusisë janë duke vazhduar, ne besojmë se aventurizmi i saj është i kufizuar nga kuptimi se mund t’i shkaktojmë pak më shumë dhimbje ekonomike duke përdorur aparatin tonë të fortë shtetëror, gjë të cilën do ta bëjmë pa mëdyshje nëse sjelljet e saj nuk ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme”, theksoi Mandelker. Ajo beson se sanksionet perëndimore dhe tensioni gjeopolitik shoqërues do të rrisin pasigurinë dhe do të ngadalësojnë investimet e brendshme dhe të jashtme private në Rusi. Departamenti i Thesarit i SHBA tha se dy shtetas rusë, tre kompani ruse dhe gjashtë anije ruse ishin të listuara në veprimet amerikane. Ministria theksoi se pasuria e biznesmenit rus Oleg Deripaska është përgjysmuar, dhe se biznesmeni rus Viktor Vekselberg ka humbur 3 miliardë dollarë.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...