Murati: Listat e veteranëve janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak
Autori: Gazeta inFokus
22:48 | 20 August 2018
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka theksuar se listat e veteranëve luftëtarë janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak e klaneve kriminale, kjo nuk do shumë fakte për ta dëshmuar.
“Numri i mbi 60.000 veteranëve luftëtarë e dëshmon këtë. Nuk ka variant, sado fleksibël, që mund ta çojë numrin e veteranëve luftëtarë në më shumë se 25.000 vetë”, thotë ai.
Postimi i Muratit në Facebook: Se listat e veteranëve luftëtarë janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak e klaneve kriminale, kjo nuk do shumë fakte për ta dëshmuar. Numri i mbi 60.000 veteranëve luftëtarë e dëshmon këtë. Nuk ka variant, sado fleksibël, që mund ta çojë numrin e veteranëve luftëtarë në më shumë se 25.000 vetë. Me këtë akt po shtrembërohet e vërteta mbi luftën çlirimtare. E kjo është lufta jonë pra, përpjekja e djemve dhe vajzave më të mira të kombit, gjaku i dëshmorëve. Por po plaçkitet edhe buxheti i shtetit. Buxheti ynë, xhepat tanë, paratë tona, pra. Paratë e shtetit nuk janë të huaja, por janë tonat. Gjithashtu, se diçka nuk po shkon mirë me sistemin tonë të drejtësisë, nuk është dashur shumë mend për të konstatuar. E tash krejt kjo çka po ndodh me deklaratat e ish-prokurorit Elez Blakaj, me këto të kryeprokurorit Lumezi, të kryeministrit Haradinaj e krye-parlamentarit Veseli, e vërtetojnë këtë kalbje të sistemit të drejtësisë. Ajo që është evidente deri më tani është ndërhyrja e klaneve politike dhe grupeve kriminale për ta fundosur sistemin e drejtësisë. Tash o duhet institucionet e shtetit dhe politika, një politikë e re që do duhej ndërtuar mbi konsensusin e luftimit të krimit, të ndërhyjnë për të rregulluar sistemin, o në mungesë të vullnetit politik duhet qytetarët të ndërhyjnë urgjentisht për të ndërruar këtë politikë aktuale të degraduar moralisht, në mënyrë që të vendoset në binarë normal sistemi i drejtësisë. E pa vendosjen e sundimit të ligjit, mos të presim avancim në asnjë fushë të jetës duke u nisur prej ekonomisë, arsimit, shëndetësisë e deri tek sporti, ambienti e kultura etj.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































