Lajme

Të mërkurën përmes protestës kërkohet shkarkimi i  Aleksandër Lumezit 

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 20 August 2018

Të mërkurën do të protestohet në Prishtinë për të kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit, Aleksander Lumezi, shkruan gazeta inFokus. 

Në një nisme të marrë në facebook thuhet se protesta do të filloj në orën 18:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar drejt zyrës së kryeprokurorit të shtetit dhe kryeministrit. 

Në të dhënat e tjera thuhet se kjo protestë do të organIzohet nga qytetarë dhe të përdoren vetëm mjete paqësore. 

-Advertisement-

“Tash është e qartë: prokuroria është në shërbim të politikës. Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj që ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do të pengohet nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e Prokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë.

Të mërkurën, me datë 22 gusht 2018, nga ora 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” fillon tubimi dhe marshi drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit.

Kjo protestë organizohet nën patronatin e qytetarëve pjesëmarrës; ka motive vetëm qytetare dhe përdorë vetëm mjete paqësore. “, thuhet në përshkrimin e protestës./inFokus 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera