Lajme

Më 15 shtator fillon aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 20 August 2018

Në kuadër të angazhimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka mbajtur takimin e dytë me anëtarët ministror të Task Forcës, për të diskutuar mbi veprimet e mëtutjeshme për realizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit.

Gjatë këtij takimi, Matoshi ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, do të kërkohet miratimi i Planit të Veprimit të Task Forcës si dhe miratimi i buxhetit për realizimin e aksionit  “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Në mbledhjen e ardhshme do ta informojë Qeverinë e Kosovës në lidhje me hapat dhe përparimin që ka pasur takimi i Task-Forcës dhe shumë shpejt pres që Plani i Veprimit dhe buxheti për aksionin e 15 shtatorit të miratohet në Qeveri”, tha Matoshi.

-Advertisement-

Ai kërkoi angazhimin e të gjitha ministrive përkatëse në grupe teknike dhe politike, për të realizuar aksionin tre mujor për pastrimin e vendit, duke marrë kështu mbështetje logjistike dhe teknike.

Rol të rëndësishëm në aksionin për pastrimin e vendit, sipas  Matoshit, do të kenë edhe komunat për largimin e deponive ilegale.

Aksioni për pastrimin e mjedisit është më i madhi në Kosovë, dhe do të zgjasë nga data 15 shtator deri më 15 dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera