Barça, Messi show! “Pleshti” shënon golin e 6000-të për Barçën në La Liga
Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 19 August 2018
Ndërkohë që të gjithë presin të shohin sesi do të jetë Reali pa Cristiano Ronaldon, te Barça duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Katalanasit janë gjithnjë e më shumë të varur prej Messit, e këtë e treguan edhe mbrëmjen e së shtunës, në sfidën e parë për La Ligën kundër Alavesit.
Alaves është skuadra e fundit që ka fituar në “Camp Nou” në një duel të kampionatit spanjoll, thuajse dy vite më parë, por kësaj herë ishte Messi ai që vodhi vëmendjen me një traversë pas një goditjeje dënimi, një shtyllë dhe në fund edhe golin e tretë për ekipin, pasi më herët kishte shënuar Coutinho.
Valverde ka një morì zgjedhjesh, me Coutinho, Arthur, Malcom dhe Vidal, por si për çudi vendosi të aktivizonte Sergi Roberton në të njëjtën linjë me Busquets dhe Rakitiç, duke lënë jashtë 4 emrat e mësipërm, prej të cilëve 3 të sapoblerë. Ndërsa sulmi iu besua Dembelesë nga e majta dhe Messit nga e djathta, një pozicion që rrallëherë e ka pasur gjatë sezonit të shkuar.
Alaves nuk u shfaq asnjëherë i rrezikshëm, por gjithsesi u mbajt mirë përgjatë pjesës së parë. Në pjesën e dytë ishte spektakli i të përhershmit, i cili si gjithnjë mbetet vendimtar. Fillimisht shënoi duke kaluar topin nën këmbët e lojtarëve që formuan “murin” mbrojtës, të cilët kërcyen për t’i bërë ballë parabolave “vdekjeprurëse” të tij nga goditjet e dënimit, por këtë herë e pësuan edhe nga poshtë.
Më pas erdhi radha të trondiste shtyllën, përpara se të shënonte Coutinho golin e dytë. Në kohën shtesë do të ishte një asist i Suarezit për “pleshtin”, ai që do të rezultonte në golin përmbyllës të ndeshjes.Por, ai që do të mbetet gjatë në mendjen e Messit do të jetë goli i parë, jo vetëm për nga mënyra e shënimit dhe ekzekutimit të goditjes së dënimit, por sepse ishte goli i 6.000 për Barçën në La Liga. Leo ka qenë autor edhe i golit të 5.000-të për Barçën në La Liga, plot 9 vite më parë. E me sa duket, dekada e mbizotërimit të tij nuk ka përfunduar ende…

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...




































