“Ish-komandanti i UÇK-së i udhëzonte anëtarët e komisionit të gënjenin për veteranët”
Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 17 August 2018
Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, kishte menduar gënjeshtrën se si të arsyetohet për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së. Madje, ai këshillonte edhe anëtarët e tjerë të komisionit se si të gënjenin.
Prokurori Elez Blakaj në punën e tij të fundit si prokuror ka ngritur aktakuzë ndaj Çekut dhe 11 anëtarëve të tjerë të komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Ata po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në njërin nga procesverbalet e këtij komisioni sipas aktakuzës së publikuar nga Koha Ditore, Çeku e kishte hallin më të madh se si t’i arsyetonte listën e fryrë në Dukagjin dhe sipas tij një gjë e tillë do të mund të vërehej.
Por, ai për këtë e kishte menduar një arsyetim të “rremë” duke këshillur edhe anëtarët e tjerë të komisionit.
“Nëse na bëhet pyetja se ku i ka pasur zona e Dukagjinit 15 mijë ushtarë, ne si komision u themi se UÇK-ja nuk i ka pasur të gjithë këta ushtarë të rreshtuar në një ditë, por 45 mijë ushtarë kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe se fluksi më i madh i hyrje-daljeve ka qenë në zonën e Dukagjinit dhe atë të Pashtrikut në kufi me Shqipërinë”, thuhet në aktakuzë.
Çeku aktualisht është zv.ministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë, ndërsa në të kaluarën kishte qenë edhe kryeministër i Kosovës.
Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm” Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”.
Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.
Aktakuza e Elez Blakajt pretendon se nga të akuzuarit u shpik një brigadë e re për t’i arsyetuar veteranët e rrejshëm të UÇK-së.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































