Lajme

Delawie: Dorëheqja e prokurorit, e trishtë për sundimin e ligjit

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 15 August 2018

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie reagoi ndaj dorëheqjes së Prokurorit Special, Elez Blakaj.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se dorëheqja është bërë për shkak të kërcënimeve, megjithëse kjo ishte mohuar nga Kryeprokurori i Shtetit.

“Një ditë e trishtë për sundimin e ligjit në Kosovë kur një prokuror ndien se duhet të japë dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe mungesë të mbështetjes. Është veçanërisht shqetësuese kur ai po punonte me një rast të mashtrimit masiv me pensione”, shkroi ai.

-Advertisement-

Sipas Kryeprokurorit, ata nuk kanë informacione se Blakaj ishte i kërcënuar gjatë hetimit të dyshimeve për keqpërdorim në listat e veteranëve të luftës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera